PreshevaPRESS

SHËNDETI MENDOR NJË NGA PROBLEMI KRYESOR PAS PANDEMISË

Pandemia ka penalizuar  një shumicë të madhe edhe në shëndetin  mendorë. Qytetarët thonë se u është mëse e nevojshme një konsultim psikologjik por mungesa e të njejtëve I bën indiferent ndaj zgjidhjes së problemeve.


Edhe pse në Preshevë informimi  për konsultë psikologjike është e mangut por e nevojshme, në shtëpinë e shëndetit operon vetëm një psikiatër I cili duhet ta ballafaqojë këtë lufte me të gjithë banorët e Preshevës.  Qytetarët vlerësojnë nivelin e ulët  për rekomandime psikologjike duke pretenduar se në të ardhmen do të angazhohen së bashku për ta kaluar këtë paragjykim që mund tu kushtojnë shumë në të ardhmen.

‘’Duke marrë parasysh situatën aktuale,  kemi një rritje të shëndetit mental, për arsye që secili I friksohet kësaj sëmundje,mesiguri populli, nuk ka njohuri të mjaftueshme për këtë pandemi, andaj kisha  apelu si qytetarë I Preshevës  seili ti drejtohet  psikologut, besoj ne shtëpinë e shëndeëtit preshvë, ka mjekë të kësaj lëmije  ti drejtohet mjekut  adekuat për sëmundjet e shëndetit mental.‘’ shprehet një qytetar.

‘’Sa më shumë kjo dukuri duhet me u zbulu, eme shku  nepër psikolog ose neuropsikiatër, e populli është  në nivelin e vetëdijës së ulët  shkaku që mos të kutojnë njëri tjeteri.Rrethanat janë të tilla që  e bëjnë të veten.  Psikologu me neuropsikiatrin duhet me ndiku këtë  popullatë, sidomos në Preeshevë’’ thot një qytetar tjetër.

Depresioni ëshët bë pjesë e pandashme e një shumice të qytetarëve, tejkalimi I kësaj situate bëhët në bazë të medikamenteve të cilat  ipen me rekomandim të specialistëve  edhe atë duke I shkuar deri në fund seancës .Problemi më I madh sipas psikiatrit Fejzullah Nebiu, bëhet ndërprerja e të njejtave në mënyrë vullnetare ose ndikimit nga të tjerët.

‘’Prej numrit të pacientëve të cilët vijnë më tepër, del të jenë më shumë me depresion.Barnat duhet të mirren  me recetë të mjekut. Barnat për qetësim nëse ipen  qoftë nga mjeku I përgjithsëhm  ata  ipen për një kohë të shkurtër, por edhe nëse ipen  nga psikiatri ipen për një  kohë të caktuar me përjashtim të rasteve specifike . Nuk janë ata barëra që shërojnë  ata janë barëra që maskojnë,  barërat janë kundër ankthit,  kundër depresionit,  kemi kategori tjera që  duhet përdoren një kohë të gjatë.  Kanë efekte negative disa  prej tyre në fillim sidomos,  kur bëhet  gabimi I kur ndërpritet procesi I terapisë  qoftë me vullnetin e vet ose  qoftë në ndikim e rrethit ‘’ shpjegon Fejzulla Nebiu, psikiatër në shtëpinë e shëndetit në Preshevë.

Angazhimin për të zgjidhur qështjen e psikologut e pohoi edhe drejtori I shtëpisë së shëndetit Boban Spasiç, ku për  një afat të pacaktuar kohorë  do të mundohet të sigurojë profesionistë të fushës së psikologjisë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

GASTRONOMIA – SEKTORI MË I GODITUR NGA PANDEMIA

PreshevaPRESS

Kon: Pas Pashkëve penzionistëve do të i lejojohet të lëvizin të marten, premten e të dielen

PreshevaPRESS

QEVERIA E SERBISË KA MIRATURAR MASAT E REJA

PreshevaPRESS