PreshevaPRESS

MASKAT JANË KTHYER NË PROBLEM SERIOZ PËR LËKURËN

Maskat janë kthyer në problem serioz për lekurën e fytyrës.


Kështu deklaroi dermatologu Eshref Aliu, i cili shtoi se fazat më serioze mund të jenë infeksionet në formë aknesh, puqrave me qelb të cilat duhet trajtuar me paraqitjen e tyre drejtuar dermatologëve për të mos pasur komplikime  edhe më të vrazhëda.

”Gjatë bartjes për një kohë më të gjatë të maskës avullohet lagështia që e lirojmë,  depozitohet në maskë plus djersitja edhe  yndyra shkaktojnë një ambient shumë të favorshëm për zhvillimin e ndryshimit në lëkurë, madje mund të vijë deri tek infeksionet e ndryshme” tha Eshref Aliu për PreshevaPRESS.  

Dermatologu vëri theksin te adoleshentët të cilët po e përjetojnë më rënd bartjen e maskave, sepse në lëkurën e tyre përvec problemeve të moshës po i shtohen edhe acarimet tjera që po sjellë infeksione  të ashpra.

Acarimi gjatë mbajtjes së maskes  në fytyrë qe shkakton maska janë zonat e fytyrës të cilat i mbulon maska hunda, mjekrra, buzët, të cilët e përshkruajnë mbartjes e maskës dhe zakonisht ne i kemi rastet kur paraqitjet me një skuqje, irritim të lëkurës por ka edhe persona të cilët janë të ndishëm edhe më shumë sidomos të rinjët të cilët kanë probleme me lëkurë përshkak moshës” përfundoi dermatologu Aliu.

Aliu rekomadnoi për pastrim të tërësishëm të lëkurës së fytyrës pas përdorimit të maskës me një tonik ose qumësht adekuat ku pastron depozitimin e bakterieve në lëkurë gjatë gjithë ditës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjithçka që tha presidenti i Serbisë Vuçiq, në konferencën e fundit për media

PreshevaPRESS

Në Preshevë figurojnë 3 raste pozitive me koronavirus derisa në Bujanoc 4!?

PreshevaPRESS

Pezullohen të gjitha aktivitetet elektorale derisa të mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme

PreshevaPRESS