PreshevaPRESS

Goditje e rëndë për Ligën e Kampionëve, publikohet dokumenti që themelon Superligën e Evropës

Tashmë është bërë edhe zyrtare, Superliga e Evropës në futboll do të jetë realitet.


Klubet themeluese të Superligës së Evropës, kanë publikuar komunikatën e parë zyrtare, duke thënë se kanë arritur marrëveshje që të nisin këtë kompeticion të ri në Evropë.

Klubet themeluese janë: AC Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter Milan, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid & Tottenham.

Pritet që edhe tri klube të tjera të bashkohen deri në fillimin e sezonit inagurues.

PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e kësaj gare.

Gara do të zhvillohet me 20 klube, ku 15 janë themeluese ndërkohë 5 të tjera do të futen përmes një mekanizimi kualifikues.

Takimet planifikohen të zhvillohen në mesjavë, teksa klubet e Superligës Evropiane planifikojnë të vazhdojnë qëndrimin në ligat respektive.

Në njoftimin zyrtar thuhej se pritet që në një afat sa më të hershëm të fillohet me këtë garë.

UEFA dhe kampionatet respektive, Premier Liga, La Liga, edhe Serie A kanë njoftuar se klubet e lartëcekura do të përjashtohen nga të gjitha garat në qoftë se vendosin të vazhdojnë me këtë iniciativë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

BARCELONA DO DONTE QË MOS TA BËNIN KËTË POSTIM NË TWITTER, TANI TIFOZËT E LIVERPOOLIT TALLEN ME KATALANASIT

PreshevaPRESS

Boca Juniors mposht River Platen, por eliminohet nga Copa Libertadores

PreshevaPRESS

KY DO TË JETË EKIPI I FRIKSHËM I BARCELONËS PËR SEZONIN E ARDHSHËM

PreshevaPRESS