PreshevaPRESS

DERI NË ORA 18:00 NË CARAVAJKË KANË VOTUAR RRETH 32% E VOTUESVE

Edhe pse rivotimi në vendvotimin numër 16 në fshatin Caravajkë ka filluar me mungesën e energjisë elektrike, pas raportimit nëpër media, ky problem ishte sanuar.


Vendvotimi në Caravajkë ka gjithsej 991 votues të regjistruar. Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor deri në orën 18 kanë votuar 32%.

E derisa në venvotim kanë votuar afro 320 persona, në këtë vendbanim, të drejtën për të votuar jashtë vendvotimit e kanë shfrytëzuar 2 persona.

Rezultatet e para për rivotimin në njësinë numër 16 priten të shpallen pas orës 20:30.

ARTIKUJT E NGJASHËM

URIMI I KRYETARIT TË KNSH-së ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

PreshevaPRESS

ISH DEPUTETI I KOSOVËS, LABINOT TAHIRI PREMTON TË DHUROJË 10 MIJË EURO PËR PRESHEVËN

PreshevaPRESS

PRESHEVË: SUBVENCIONE PËR NDËRMARRËSI DHE DOTACIONE PËR OJQ DHE ORGANIZATA SPORTIVE

PreshevaPRESS