PreshevaPRESS

LAJM I MIRË PËR LUGINASIT / GJATË VERËS NUK DO TË PAGUAJNË TAKSË RRUGORE NË MAQEDONINË E VERIUT

Lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Prshevës.


Gjatë verës nuk do të paguajnë taksën rrugore në Maqedoninë e Veriut. Në shenjë falënderimi për vaksinat, Qeveria planifikon që gjatë verës të liroj qytetarët nga Serbia nga taksa rrugore. Këtë e paralajmëroi mbrëmë kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Vetëm intervistë”, në Kanal5.

Me këtë nisëm, përfitojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Shqiptarët nga Medvegja, Bujanovci dhe Presheva, gjatë verës do të mund të lëvizin në Maqedoninë e Veriut të liruar nga taksa rrugore.

“Po mendojmë që gjatë verës automjeteve me targa të Serbisë tu ndajmë kartela për pikat pagesore, që të mos paguajnë taksën rrugore, tua kthejmë disi këtë të mirë, edhe pse kjo nuk ka çmim”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. /TetovaSot

ARTIKUJT E NGJASHËM

SHTËPIA E SHËNDETIT “PRESHEVA” SHPALL KONKURS PËR VENDE TË REJA PUNE

PreshevaPRESS

ARIFI SHKARKON KRYESHEFIN E INSPEKTORIATIT KOMUNAL ENVER ALIU

PreshevaPRESS

PËRÇARJET E APN-së PËR PARLAMENTARET RREZIKOJNË SHUMICËN NË PRESHEVË, SHQYRTOHET SHTYRJA E SEANCËS PËR 9 MARS

PreshevaPRESS