PreshevaPRESS

Bien WhatsApp, Instagram dhe Mesenger, sistemi në kaos në gjithë botën

Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger nuk mund të arrihen për mijëra njerëz, duke shkaktuar kaos në sisteme në gjithë botën.


“WhatsApp”, “Instagram” dhe “Mesenger” kanë rënë pasditen e sotme në shumë vende të botës. Probleme raportohen në Itali, një pjesë të Europës, Indi dhe në vendin tonë.

Më shumë se 125,000 përdorues kanë raportuar probleme me Instagram në DownDetector. Më shumë se 23,000 përdorues kanë raportuar probleme me WhatsApp në DownDetector. Facebook Messenger duket se është prekur gjithashtu, me më shumë se 4,000 raporte të problemeve në DownDetector.

Nga kompania nuk ka ende asnjë deklaratë. Kur tenton të hapësh Instagram nga PC, shfaqet error, ndërsa në smartphone faqja nuk mund të rifreskohet. Ndërkohë Whatsapp desktop nuk hapet, ndërsa në smartphone mesazhet nuk dërgohen.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përdoruesit e mediave sociale të jenë në gjendje “të marrin me vete” të dhënat e tyre – kjo është kërkesa që po shtrohet në SHBA

PreshevaPRESS

Kështu mund të lexoni mesazhet fshehurazi në WhatsApp, e kanë vetëm disa celularë

PreshevaPRESS

47 shtete federale amerikane kundër Facebook

PreshevaPRESS