PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

Sikurse në të gjithë teritorin e Republikës së Serbisë, edhe në komunën e Preshevës ka filluar fushata për sjelljen e përgjegjshme në trafik dhe përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurimit dhe  ulses  për fëmijë.


Sot është dita e katërt që kur ka filluar fushata për ngritjen e vetëdijës tek drejtuesit e automjeteve gjatë pjesmarrjes në trafik.  Qëllimi i kësaj fushate është që të vetëdijsësohen drejtuesit e automjeteve me synimin pë të zvogëluar numrin e aksidenteve të trafikut, i cili thuhet se është i madh.

Sipas Behlulit që nga vitit 2020 e deri më tani janë denuar 780 drejtues dhe udhëtarë të automjeteve pjesëmarrës në trafik,  për mos shfrytëzimin e rripit të sigurisë në përputhje me ligjin. Krejt në fund Behluli apelon tek pjesmarrësit në trafik që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Per të përcjellur nga afër fillimin e fushatës për vetëdijësimin e pjesmarrësve të komunikacionit rreth rëndësisë të përdorimit të rripit të sigurisë dhe ulseve të popsatshmë për fëmijë, kishte dalur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, I cili tha se policia e komunikacionit do të rritë kontrollet.

Ai shtoi se një numr I madh I aksidenteve të trafikur mundet të parandalohet vetëm me perdorimin e rripit të sigurisë dhe respektimin e ligjit për pjesmarrje në komunikacion.

ARTIKUJT E NGJASHËM

TAKIMET E DELEGACIONIT NGA LUGINA GJATË DITËS SË PARË TË VIZITËS NË SHBA

PreshevaPRESS

BAJRAMI: VUÇIQ SHFAQI INTERESIM PËR T`NA PËRFSHIRË NË STRUKTURAT SHTETËRORE

PreshevaPRESS

CAKAJ ZOTOHET PËR VAZHDIMIN E ANGAZHIMIT PËR SHQIPTARËT E LUGINËS

PreshevaPRESS