PreshevaPRESS

SERBIA PRANË MBYLLJES TOTALE, KON: ORA POLICORE E VETMJA ALTERNATIVË

Beograd, 16. marta 2020 - Prvi dan vandrednog stanja u Beogradu.FOTO TANJUG/ DRAGAN KUJUNDZIC/ bs

Pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave ka propozuar në mbledhjen e djeshme që të shqyrtohet mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjesisht orës policore.


Vendimi do të duhet të merret në dy ditët e ardhshme, ka thënë dje sekretati shëndetësorë për shëndeti Zoran Gojkoviç, pas takimit që pati Shtabi republikan i krizave.

Ata këtë e shohin si zgjidhjen e vetme të mundshme të problemit në krahasim me situatën epidemiologjike dhe rritjen e numrit të të infektuarve. Qartë dhe në mënyrë decidive janë deklaruar se kjo mund të jetë zgjidhja më e mire gjithëpërfshirëse sa i përket pjesës mjeksore.

“Ka mbetur që në intervalin kohorë brenda dy ditëve të takohemi prapë dhe të konsultohemi për të marrë një vendim adekuat” ka thën Gojkoviç gjat një adresimi të djeshëm.

Mbyllja do të mund të zgjasë 7 deri në 10 ditë, por për këtë mbetet të vendoset në dy ditët e ardhshme.

Sot më i ashpër ka qenë epidemiologu Predrag Kon. Ai në një intervistë për RTS ka thënë se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave propozoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbylljen e gjithçkaje përveç farmacive, dyqaneve të ushqimit dhe pompave.

Ai tregon se gjendja e jashtëzakonshme nuk ka asnjë alternativë “përndryshe ne do të shpërthejmë si një ofshamë”. Kon thotë se rezultati mund të jetë vetëm një parandalim i plotë i kontakteve.

“Masa të tilla që ishin gjatë fundjavës nuk janë ato që kërkoi pjesa mjekësore e Shtabit republikan të krizave, ne kërkuam shumë më ashpër, që gjithçka të mbyllet përveç ushqimit, farmacive dhe pompave, për të kuptuar situatën, jo vetëm për të kuptuar, por për të ndal zinxhirin e transmetimit ”, thekson Kon.

Anëtari i Shtabit republikan të krizave thotë se ai ka theksuar vazhdimisht se rëndësia e gjendjes së jashtëzakonshme do të kuptohet vetëm në periudhën e ardhshme. Ai tregon se gjendja e jashtëzakonshme nuk ka asnjë alternativë.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

ARTIKUJT E NGJASHËM

RAPORTI I SHTËPISË SË SHËNDETIT NË MBLEDHJEN E SOTSHME TË SHTABIT PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

PreshevaPRESS

Zgjatet ora policore për 1 maj, fillon të enjten në ora 18:00 dhe përfundon të hënën

PreshevaPRESS

Në Preshevë figurojnë 3 raste pozitive me koronavirus derisa në Bujanoc 4!?

PreshevaPRESS