PreshevaPRESS

Diplomacia me vaksina çon Vuçiqin në Sarajevë

Foto: Tanjug/Instagram Budućnost Srbije AV

Serbia ka vazhduar diplomacinë e vaksinave duke I dhuruar kësaj radhe Bosnjës dhe Hercogovinës bashkë me idenë për marrëdhënie më të mira.


Vet presidenti, Alleksandar Vuҫiq, ka arritur me avionin e tij në aeroportin e Sarajevës për të dorëzuar 5 mijë doza me porosinë e një fqinjësie të mirë dhe të domosdoshme në Ballkan. Presidenti serb u tha boshnjakëve që mund ti kërkojnë cilat do vaksina dhe do tua sjellë.

Ajo që është me rëndësi, për cfarë vërtetë kam ardhur është që të them se nuk është në pyetje vetëm vaksina, por besimi ynë I ndërsjellë dhe të mos jetojmë që të akuzojmë njeri-tjetrin tek zyrtarët Evropian apo ata botërorë. Ne mbështetemi njeri tek tjetrin. Ne në Serbi nuk mund të jemi të lumtur nëse njerëzit në Sarajevë, Banjallukë apo Tuzlla e Bjelinë nuk janë të lumtur. Ne këtë e kuptojmë shumë mirë, nëse asgjë, sot e kuptojmë.

Qeveria e Bosnjës do të vendos se cfarë do të bëjë me vaksinat e dhuruara nga Serbia. Ky rast është shfrytëzuar të diskutohet edhe për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve që jo rrallë herë kanë qenë të tensionuara. Një forum ekonomik dhe politik pritet t mbahet në të ardhmen në Serbi në mënyrë që të flitet për bashkëpunimin dhe ҫështjet e hapura.

Bosnja dhe Hercegovina ka një presidenc që funksionon me tre anëtarë. Ata dolën në aeorport për të pritur presidentin Vuҫiq dhe vlerësuan dhuratën e tij.

Marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës gjithsesi janë të mira, por ka cështje të hapura që do të duhej zgjidhur dhe për këtë kemi biseduar ne anëtarët e presidencës dhe presidenti i Serbisë.

E di që kjo ngjarje do të shkaktoj komente kundërshtishë, disa do të urojnë e të tjerë do të falenderojnë. Por, do të lusja njerëzit që e ndjekin këtë apo që do ta ndjekin më vonë përmes mediave të mendojnë që vetëm një nga vaksinat shpëton vetëm një jetë për dikë në Bosnje e Hercegovinë, atëherë ia vlenë.

Mjaft kemi pasur më tensione, mjaft kemi pasur grindje. Bosnja dhe Hercegovina është një shtet I plotë dhe do ta ndërtojmë në interest ë tërë njerëzve të saj, popujve dhe qytetarëve.

Beogradi dhe Sarajeva shpesh kanë pasur tensione politike për shkak të Republikes Serbe dhe qëndrimeve të Millorad Dodik dhe një histori të përgjakshme me rreth 100 mijë viktima në luftën e viteve ’90. Por, vaksinat duken një hap i ri për marrëdhënie më të shëndosha.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Palmer: Duam njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

PreshevaPRESS

Jashari: Për një gabim teknik, Kosova humb miliona euro

PreshevaPRESS

TAKSA NDAJ SERBISË NË DORËN E PDK-së

PreshevaPRESS