PreshevaPRESS

BRENDA 5 VITEVE ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË ORGANIZOHEN PËR TË TRETËN HERË

Komuna e Preshevës së fundmi po ballafaqohet me turbulenca dhe jostabilitet politik.


Që nga viti 2016 me Preshevëm kanë udhëhequr pesë qeverisje të ndryshme, dy prej të cilave janë caktuar nga Qeveria e Serbisë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit Komunal. Si asnjëherë më parë, qytetarët e komunës së Preshevës, që nga viti  2016 e deri në prill të këtij viti, do të votojnë për të tretën herë.

Për të patur më të qartë do  të kujtojmë zgjedhjet e kaluara:

Më 24 prill të vitit 2016 janë mbajtur zgjedhjet e rregullta lokale në Preshevë, sikurse në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve prodhuan qeverisjen dhjetë mujorshe të udhëhequr nga koalicioni mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik.

Dhjetë muaj më vonë, në mars të vitit 2017, Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Ardita Sinani u largua nga qeverisja me APN-në, duke krijuar shumicë të re me Lëvizjen për Reforma, grup qytetar i cili u themelua nga ndarja e PDSH-së në dysh.

Koalicioni qeverisës u themelua mes PVDsë dhe LRPDSHsë, grup i cili përveç këshillëtarëve të dalë nga PDSH kishte edhe një këshilltar të UDSH-së dhe dy të BDL-së. Edhe pse kjo qeverisje kishte më shumë këshillëtarë në Kuvendin e Preshevës nga koalicioni paraparak, me Komunën e Preshevës qeverisën vetëm 6 muaj si pasojë e humbjës së shumicës qeverisëse në Kuvend, pasi që disa këshilltar përsëri ndryshan mendje dhe parti.

Më 15 shtatorë të vitit 2017, Komuna e Preshevës bëhet me qeverisje të re, me organin e parakohshëm të emëruar nga Qeverisa e Serbisë. Ky moment shënon edhe kthimin e përfaqësuesve të komunitetit serb në udhëheqjen e Preshevës përmes një shkrese dhe pa zgjedhje lokale.

Organi i përkohshëm përbëhej nga pesë anëtarë, por fuknsiononte vetëm me dy përfaqësuesit e APN-së dhe përfaqësuesin e partisë së Vuçiqit, derisa përfaqësuesi i PDSH-së dhe PVD-së bojkotonin punimet e këtij organi.

Organi i përkohshëm qeverisi për katër muaj dhe në Preshevë u organizuan zgjedhjet e parakohshme lokale më 24 dhjetor të vitit 2017. Rezultatet përfundmitare të zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2017 legalizuan dy përfaqësues të partisë së Vuçiqit në Kuvendin Komunal të Preshevës, dhe formuan koalicionin qeverisës mes APN-së, LR-së dhe Partisë Përparimtare Serbe, e që përfaqësoheshin me 20 këshilltarë në Kuvend. Kjo qeverisje zgjati deri më 16 gusht të vitit 2020, kur Sami Salihu dha dorëheqje nga Kryetari i Kuvendit gjë që edhe prishi koalicioin qeverisës.

Njëmbëdhjet ditë më vonë u ftua seanca e Kuvendin komunal që kishte për qëllim shkarkimin e Shqiprim Arifit dhe krijimin e qeverisjës së re përmes këshilltarëve të PDSH-së, PVD-së dhe LR-së, e që për kandidat për kryetar komune kishin Sami Salihun. Dështimi për të siguruar votat e mjaftueshme në Kuvend për të shkarkuar Arifin, e la Preshevën në një status quo deri në afatet kohore ligjore për shpërndarjen e Kuvendit Komunal.  Më 17 dhjetor të vitit 2020 u përsërit historia e vitit 2017, dhe Presheva sërish filloi të udhëhiqet nga organi i përkohshëm i emëruar nga Qeveria e Serbisë. Organi i përkohshëm i cili udhëheq momentalisht me Preshevën përbëhet nga pesë anëtarë, dhe sërisht funksionon vetëm me tre anëtarë, prej të cilëve dy i takojnë APN-së dhe një partisë së Vuçiqit, derisa sërish përfaqësuesit e PDSH-së dhe PVD-së bojkotojnë punimet e këtij organi.

Pas më pak se 2 muajve, kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, më 05 shkurt të këtij viti ka shpallur zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë, e të cilat do të mbahen më 23 mars.

Edhe pse deri në zgjedhje kanë mbetur më pak se një muaj, partië politike në Preshevë, ende nuk shihen se kanë filluar fushatën parazgjedhore. Ato kanë filluar disa online aktivitete përmes rrjeteve sociale, por, në realitet nuk vëreheht ndonjë strategji e qartë për komunikim me publikun.

Për të kuptuar më mirë se në cilën fazë gjenden këto parti, kolegja ime Venera Kamberi, ka biseduar me të gjitha partitë politike të certifikuara nga Komisioni Komunal Zgjedhor, përveç Alternativës për Ndryshim, e nuk preferon të deklarohet për PreshevaPRESS, dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve të cilët na kanë thën se ende nuk kanë informacione që do të ishin interesante të ndahen për publikun.

E para që dorëzoi listën dhe u certifikua nga Komisioni Komunal Zgjedhor, është Alternativa për Ndryshim. Edhe pse në Preshevë nuk shihen aktivitete partiake në kuadër të fushatës parazgjedhore, APN shihet të zhvillojë fushatë që njihet si fushatë e funksionerëve, duke i përdorur të gjitha resurset publike në favor të promovimit të saj. PreshevaPRESS ka kontaktuar me përfaqësuesin e kësaj partie në KKZ, Mendurim Presheva, i cili ka thënë se nuk kanë interesim për të u deklaruar për PreshevaPRESS, derisa Almin Shaqiri nuk i është përgjigjur mesazheve të redaksisë sonë.

Pas Alternativës së Shqiprim Arifit, nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor janë certifikuar edhe Lëvizja për Reforma, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik dhe Alternativa Demokratike Shqiptare, shtabet e të cilave parti kanë pranuar të deklarohen për PreshevaPRESS. Në vazhdim do të ju sjellim materjale rreth fushatës parazgjedhore dhe planit të secilës parti për të.

Edhe pse 28 marsi, si dita e zgjedhjeve për të gjitha partitë nuk ishte befasi, udhëheqësit e shtabeve zgjedhore nëpër këto parti, ende nuk janë të sigurt për fillimin e fushatës dhe mënyrën që do ta zhvillojnë. Për më tepër ndjekim një materjal të përgatitur  gazetarja jonë Venera Kamberi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PAKËNAQËSI TË SHUMTA PËR PROCESI E NDARJES SË SUBVENCIONEVE

PreshevaPRESS

SERBIA E SHQETËSUAR: RËNIE E LINDJEVE NË VEND, LUGINA PO RRITET

PreshevaPRESS

AGIM KAMBERI: MINISTRIA NUK I ËSHTË PËRGJIGJUR KUVENDIT, KA INTERPRETUAR LIGJET

PreshevaPRESS