PreshevaPRESS

29 VITE NGA REFERENDUMI I 1 DHE 2 MARSIT TË ORGANIZUAR NË LUGINË

Më 1 dhe 2 mars shënohet 29-vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për autonomi (politike e territoriale) në Serbi dhe për bashkim me Kosovën.


Karakterin gjithëpërfshirës referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Para 29 vjetësh, shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të RSFJ–së me anë të referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, çështje e cila u riaktualizu së fundmi nga ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të bisedimeve Kosovë Serbi, ide që u kundërshtua nga shumica e partive politike në Kosovë.

Nga distanca 29 vjeçare, sot mund të veçohet rëndësia e madhe e referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetëror, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

E derisa Presheva gjendet në situatë jo të favorshme pandemie dhe një muaj larg zgjedhjeve, simbolika e përvjetorit të referendumit nuk solli ndonjë organizim të posatshëm për të shënuar atë siç ndodh zakonisht. Një marsi si data kur shqiptarët e Luginës votuan masovikisht u  shfrytëzua nga Partia Demokratike Shqiptare për të hapur fushatën parazgjedhore.

Përveç PDSH-së, mu në këtë datë, me qëllim ose jo, nëpër Preshevë mu për 1 mars, defiluan edhe të deleguarit më të lartë të partisë së Vuçiqit për rrethin e Pçinjës, me flamuj të Republikës së  Serbisë, të cilit kishin ardhur për të dorëzuar listën e Partisë Progresiste Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

NGA E MARTJA LOKALET PUNOJNË DERI NË ORA 21:00

PreshevaPRESS

NË SHKOLLËN FILLORE ENDE PA PËRFUNDUAR PUNIMET FILLOJNË PRISHJET

PreshevaPRESS

BIBLIOTEKA E QYTETIT ME RAFTE DHE LIBRA TË REJA

PreshevaPRESS