PreshevaPRESS

U kërkonin qytetarëve nga 600 euro për të shkuar në Gjermani dhe falsifikonin teste COVID-i, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, Ergys Vejseli, Gentiana Konini, Klotida Çela dhe Petrit Cara, të cilët drejtonin një agjenci udhëtimi në Tiranë.


Sipas policisë të 4 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person.

Sakaq, të arrestuarit kanë shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Mbi ta rëndojnë veprat penale, “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Euronews Albania

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjermania kërkon nga Shqipëria të ndryshojë qasjen për bashkim kombëtar

PreshevaPRESS

Në Shqipëri opozita e bashkuar “pajtohet” me mazhorancën për Reformën Zgjedhore

PreshevaPRESS

Stefanoviq: Nëse SHBA kyçen në dialog atëherë duhet të kyçen edhe Rusia dhe Kina

PreshevaPRESS