PreshevaPRESS

Ka filluar realizimi i dokumentarit për preshevarin Hasan Kadriun “Menaxheri i FIFA-s”

Ka filluar realizimi i dokumentari “Menaxheri i FIFA-s”, i cili i kushtohet jetës së preshevarit Hasan Kadriu, i njohur mes tjerash edhe për karrierën e tij në fushën e futbollit.

Ky dokumentar  po realizohet nga regjisori nga Presheva, Kastriot Saqipi, i cili dokumentarin e përshkruan si tregim që fillon nga ëndrra e Hasan Kadriut, nga pamjet e Preshevës, për të cilat regjisori thotë se aq shumë e deshi por kurrë nuk arriti ta shoh vendlindjen.

Ndryshe, Hasan Kadriu dha kontribut te madh për afirmimin e futbollit shqiptar ne arenën ndërkombëtare gjatë viteve të nëntëdhjeta. Atëbotë, futbollistet shqiptarë dhe Kombëtarja nuk i kishin kushtet e ditëve të sotme. Ishte Hasani, i cili iu gjind atyre në kohrat më të vështira. 

“Dokumentari po bëhet për personalitetin shumë karizmatik të Hasan Kadriut, i cili ka një histori shumë të begatshme si në aspektin patriotik po ashtu edhe sportiv. Duke pasur parasysh se në një dokumentar është e pamundur të përfshihet e tërë veprimtaria e Hasanit, atëherë ne jemi përqendruar te veprimtaria sportive, si pjesë e së cilës do të flasin figurat më të njohura të sportit kombëtar, por duke mos përjashtuar edhe personalitete botërore” ka deklaruar për PreshevaPRESS, regjisori Saqipi.

Deri më tani Saqipi ka publikuar disa foto nga intervistat e realizuara për dokumentarin, në mes të cilëve janë Presidenti i përfaqësueses së Kosovës, Agim Ademi  , zëvendës trajneri i përfaqësueses së Kosovës Muharrem Sahiti dhe trajneri preshevar Fuat Shabani-Furra, Sulejman Mema, Sulejman Starova etj

Regjisori dokuemntarit Saqipi shpjegon se ende kanë probleme për të pë përcaktuar vendin e shfaqjes së premierës së dokumentarit, pasi që tregon me përjashtim të institucioneve të Preshevës, sikurse ato në Kosovë, poashtu edhe ato në Shqipëri, kanë paraqitur kërkesat për të organizuar premierën në kryeqendrat e tyre.

“Për premierën e shfaqjes kemi shumë diskutime, Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkesë të shfaqet në Prishtinë, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon të shfaqet në Tiranë, kurse dëshira jonë është të e shfaqim në Preshevë, edhe për kundër faktit se nuk kemi ndonjë iniciativë te institucioneve të Preshevës ta shfaqim atje.” shtoi regjisori Saqipi.

Ai mes tjerash tha se deri më tani ka arritur të sigurojë përkrahje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, por e njëjta nuk mjafton për të e përfunduar atë.

“Për të qenë i plotë dokumentari nevojiten disa intervista në Bulgari, Itali, Gjermani si dhe Zvicër. Do të duhej të intervistohet edhe Sepp Blatter, mik i ngushtë i Hasanit. Në këtë situatë duke e pa të parealizueshme këto xhirime ne aspektin material, atëherë familjarët e Hasanit kanë hapë një fondacion për t`na dal në ndihmë, por në këtë fondacion e përkrahim por nuk është në mbikëqyrjen ton, prandaj nuk di t`ju flas për detajet.” përfundon regjisori Kastriot Saqipi.

Për të ndihmuar realizimin e dokumentarit për Hasan Kadriun, ka filluar edhe iniciativa e grumbullit të të hollave online përmes platformës GoFundMe, që synon të sigurojë mbështetje financiare nga diaspora shqiptare kudo që gjinden. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë – PreFoto shpallë listën e finalistëve

PreshevaPRESS

NDAHET NGA JETA AKADEMIKU IDRIZ AJETI

PreshevaPRESS

Në Tiranë hapet ekspozita “Krimet serbe në Kosovë”, vjen si apel për Serbinë

PreshevaPRESS