PreshevaPRESS

Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Pas situatës alarmante të krijuar tek ekipi i Interit si pasojë e koronavirusit, raportohet se edhe ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me virusin.


Raportohet portugezi ka bërë tamponin disa ditë më parë, ku u grumbullua me kombëtaren. Ndërsa përgjigja e cila rezultoi pozitive është njoftuar disa minuta më parë.

Kujtojmë që para dy ditësh Ronaldo luajti titullar në supersfidën ndaj Francës e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me sulmuesin, do të qëndrojë në Portugali për të kryer karantinën atje apo do të lejohet të kthehet në Torino.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lukaku gëzon Interin: E di se çfarë do bëj, do jetë një verë e zënë me punë!

PreshevaPRESS

520 milionë euro në 19 ditë, La Liga kryeson merkaton në Europë

PreshevaPRESS

Portugalia fiton trofeun e Ligës së Kombeve, pasi në finale mposht Holandën

PreshevaPRESS