PreshevaPRESS

Vjen dimri, këshillohet vitamina D

Vjen dimri, këshillohet vitamina D

Ata që jetojnë në vende të ftohta kanë më shumë mungesa vitamine D se të tjerët. Prania e vitaminës D varet në radhë të parë nga gjeografia,  por edhe nga ushqimi.


Në vende si Britania, as ushqimi nuk mjafton për të marrë vitaminë D, ndaj shërbimi shëndetësor i këshillon ta marrin nëpërmjet pilulave. Por cilat janë ushqimet e pasura me vitaminë D?

Ushqimet që e kanë natyrshëm këtë vitaminë me sasi më të lartë janë peshku, vaji i peshkut, mëlçia, vezët, margarina, etj. Në Britani, ushqime si drithërat e mëngjesit apo qumështi pluhur janë të pajisura me më shumë  vitaminë D.

Vitamina D, bashkë me kalciumin, ësht ënjë nga substancat që nevojitet më shumë për një trup të shëndetshëm. Por kohët e fundit është rritur edhe ndërgjegjësimi për mungesën e vitaminës K, të cilat gjenden në perime të gjelbra si sallata, spinaqi, lakrat, etj.

Vitamina K ndahet në dy nënkategori, K1 dhe K2. K1 përfshin bimët e gjelbra të përmedura më sipër, ndërsa K2 gjendet me sasi të lartë te ushqimet e fermentuara, si bulmeti dhe gatimet me sojë të fermentuar.

Mungesa e këtyre vitaminave çon drejt dobësimit të muskujve dhe shkakton rënie e fraktura, sidomos mes të moshuarve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Azadar Hussain – gazetari më i përkushtuar në Pakistan

PreshevaPRESS

Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni një lugë mjaltë herët në mëngjes

PreshevaPRESS

Nga 2020-a, sistemi autonom i frenimit tek automjetet do të jetë i obligueshëm

PreshevaPRESS