PreshevaPRESS

“Let’s Do It” SHTRIN AKTIVITETIN E SAJ EDHE NË LUGINËN E PRESHEVËS

"Let's Do It"  SHTRIN AKTIVITETIN E SAJ EDHE NË LUGINËN E PRESHEVËS

Organizata e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë “Let’s Do It” shtrin aktivitetet e saj edhe në Luginën e Preshevës.


“Let’s Do It” me qëllim të bashkërendimit dhe shtrirjes sa më të gjerë të aktiviteteve të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe sensibilizimin e shoqërisë për çështjet mjedisore, sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me njërën ndër shoqatat më aktive në Luginën e Preshevës, “Vizioni per Zhvillim dhe Kooperim”.

Përveç përfaqësuesëve të shoqatës, prezent me këtë rast ishte edhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Bujanocit, Rahim Salihi.

Së bashku me shoqatën “Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim”, aktivitetet për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit do t’i shtrijmë edhe në Luginë, e pikënisje e shënimit të këtyre aktiviteteve do të jetë “Dita Pastrimit të Botës 2019” më 21 Shtator, për të cilën banorë, shkolla e institucione lokale do të mobilizohen fuqishëm krahas miliona njerëzve në mbarë globin.

Përveç aksioneve të pastrimit, pjesë e aktiviteteve të përbashkëta në vazhdimësi do të jenë edhe trajnimet me nxënës e mësimdhënës mbi edukimin mjedisor. Ky memorandum bashkëpunimi i nënshkruar sot, është modeli i bashkëpunimit të cilin do të donim ta shihnim më shpesh edhe nga organizatat e shoqatat e tjera të Luginës, me qëllim që aktivitetet për mirëqenien dhe të mirën e përbashkët të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe të mos njohin kufinjë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

KA PËRFUNDUAR EDICIONI I DYTË I SHKOLLËS VERORE “LUGINA SUMMER SCHOOL”

PreshevaPRESS

KRYETARI I APN-së NË PRESHEVË EMËROHET NËNKRYETAR I KOMUNËS

PreshevaPRESS

NEXHMEDIN ADEMI:SQARIM RRETH IFTARIT PËR NATËN E KADRIT 2017

PreshevaPRESS