PreshevaPRESS

ZYRTARËT E KOSOVËS DISKUTUAN PËR DIALOGUN ME SERBINË

Zyrtarët më të lartë të Kosovës diskutuan platformën për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, siç u njoftua nga Kuvendi i Kosovës. Gjatë takimit u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, autoriteteve dhe opozitës duhet të mbështesin miratimin e këtij dokumenti.

Në këtë takim të thirrur nga i pari i Parlamentit të Kosovës, z. Kadri Veseli, morën pjesë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Bashkëkryetari i delegacionit për dialog Fatmir Limaj dhe anëtarët e delegacionit Enver Hoxhaj dhe Visar Ymeri.

“Në takim u diskutua për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, me theks të veçantë në platformën për dialog, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu vlerësohet se uniteti i skenës politike të Kosovës e forcon pozitën ndërkombëtare të Kosovës në procesin e dialogut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përfundon takimi Thaçi-Grenell, nuk deklarohen për media

PreshevaPRESS

Edi Rama komenton dorëheqjen e Haradinajt

PreshevaPRESS

Ditmir Bushati idenë e korrigjimit të kufijve e quan ide e vjetër serbe

PreshevaPRESS