PreshevaPRESS

TRANSPARENCY: PLANI PËR KAPITULLIN 23 NUK OFRON ZGJIDHJE PËR ASGJË NË SERBI

Organizata Transparency Serbia (TS) ka theksuar se planit aksional për Kapitullin 23 (sistemi i drejtësisë dhe të drejtat elementare) të negociatave për anëtarsim mes Serbisë dhe BE-së, i cili aktualisht është në diskutim publik, nuk ofron zgjidhje për asnjë problem e që realizimi i deritanishëm i këtij plani ka qenë i pasuksesshëm.

“Plani aksional për Kapitullin 23, i shkruar katër vjet më parë dhe i miratuar në prillin e vitit 2016, është dokumenti kryesor institucional i Serbisë për avancimin sistemit të drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe luftën kundër korrupsionit”, thot TS në një deklaratë, duke kujtuar se kjo organizatë me kohë kundërshtoi me argumente këtë dokument gjatë kohës kur përpilohej duke ofruar sugjerime profesionale për përmirësimin e të njejtit plan.

 Në atë kohë, siç tregohet në njoftim, u theksua se qëllimi i veprimtarisë, apo çfarë duhet të arrihet me ndryshimet e ligjeve ose përmes trajnimeve dhe edukimeve joformale, nuk është precizuar mjaftueshëm saktë, disa çështje thelbësore nuk përfshihen në plan dhe se nuk ekziston një sistem përgjegjësie për mos përmbushjen e detyrimeve, por edhe treguesit e performancës janë vendosur të pasakta, duke lënë hapësirë për manipulim në interpretimin nëse Serbia ka përmbushur standardet e kërkuara nga BE për të fituar anëtarsinë në këtë institucion.

“Për shkak të këtyre mangësive, kemi frikë se ky plan do të zbatohet formalisht pa një përmirësim të madh të luftës kundër korrupsionit. Rezultati është akoma më i keq, sepse nuk janë përmirësuar as normat e disa ligjeve të rëndësishme, e jo më aplikimi i tyre” , theksohet në komunikatën e TS.

Vlerësohet se nuk janë avancuar ligjet për Agjencinë Kundër Korrupsionit, financimi i partive, prokurimet publike, partneritetet e lira publike-private, edhe pse afatet kanë kaluar shumë vite më parë.

“Në vend që të rishikohet i tërë dokumenti e të hartohen aktivitete që do të mund të përmirësonin gjendjen e vërtetë përgjatë rrugës së integrimit të Serbisë në BE , Ministria e Drejtësisë paraqiti një dëgjim publik për tekstin që redukton disa detyrime të paplotësuara të autoriteteve shtetërore”, vlerëson TS.

Është treguar se edhe rishikimi i plani aksional për Kapitullin 23 sjell zgjidhje më të këqija nga teksti ekzistues, sepse ndër të tjera, është sugjeruar që të ndryshohet përbërja e Këshillit Kundër Korrupsionit, duke përfshirë përfaqësuesit e ministrive, ndryshimet e rregullave për prokurimin publik janë planifikuar për përputhshmëri me rregullat e BE, dhe jo për mbikëqyrje më të mirë, derisa vendimi përfundimtar për futjen e veprës penale “Pasurimi ilegal” është zhvendosur për afat të pacaktuar.

Si një risi e mirë në këtë plan aksional, TS vlerëson qëllimin e miratimit të një strategjie të re kundër korrupsionit dhe strategjive sektoriale për fusha të veçanta.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komisioni për Sëmundje Infektive urdhëron Maqedoninë Veriore të hap kufijtë pa kushte

PreshevaPRESS

THAÇI I HEQ KUFIJTË ME SHQIPËRINË VETËM ME FJALË, ME VEPRA TË KUNDËRTËN

PreshevaPRESS

Thaçi edhe njëherë flet për mandatarin për kryeministër, i çon ‘mesazh’ Kurtit

PreshevaPRESS