PreshevaPRESS

OPOZITA SERBE FILLON BOJKOTIN E INSTITUCIONEVE

Në rendin e ditës të seancës së jashtëzakonshëm të parlamentit serb, do të flitet për ndryshime dhe plotësime të disa ligjeve ekzistuese, si dhe disa ligje të reja nga fusha të ndryshme. Deputetët e partive opozitare që janë pjesë e Aleancës për Serbinë (Savez za Srbiju), aktualisht blloku më i fortë opozitar, kanë filluar bojkotimin e punës së parlamentit.

Krerët e grupeve parlamentare nga rradhët e opozitës kanë njoftuar se rreth rendit të ditës në seancën e sotme do të flasin çdo gjysmë ore në hollin e parlamentit të Serbisë.

Ata thanë se bojkoti është obligim i tyre ndaj – siç thonë ata – qytetarëve që po protestojnë anë e mbanë Serbisë dhe se në këtë hap të ndërmarrun obligohen përmes “Marrëveshjes me popullin”, marrëveshje kjo që e kanë nënshkruar si garancë ndaj protestuesve për të ardhmen e politikbërjes në të ardhmen.

“Ne, nënshkruesit e” Marrëveshjes me popullin “jemi njerëz seriozë dhe një nga pikat në atë dokument është braktisja e të gjitha institucioneve, pra atë që e kemi nënshkruar tani edhe po e zbatojmë. Këshilltarët e opozitës do të braktisin edhe punimet në kuvendet mëpër vetqeverisjet lokal. Ne do të mbajmë konferenca çdo gjysmë ore, në të cilat, do të flasim për ligjet që janë në rendin e ditës për seancën e sotme. Le të kuptojnë të gjithë që në Serbi tanimë ka dy parlamenta – të dhunshëm dhe uzurpues, si dhe ai demokratik i cili do të mbahet në hollin e parlamentit”, tha kreu i partisë Dveri – Boshko Obradoviç.

Në të njëjtën kohë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike (DS) Goran Ciric, tha se bojkoti është një mesazh unik i dërguar nga opozita për qytetarët që po protestojnë.

 “Ne deputetët ndjejmë përgjegjësi të jashtëzakonshme ndaj protestuesve që kanë ngritur zërin e tyre. Këto protesta tregojnë një cilësi shtesë – thelbi i tyre është lufta për vendosjen e një sistemi. Prandaj duam të mbështesim njerëzit që nuk duan të shohin rënien e institucioneve të dhe Kuvendit në të cilën nuk ka dialog” tha Qiriq.

Në seancë përveç deputetëve të maxhorancës po marrin pjesë edhe deputetët e partisë së Sheshelit dhe Partisë Liberal Demokrate (LDP).

ARTIKUJT E NGJASHËM

Njëmbëdhjetë aksidente në Shkup, një person i lënduar rëndë

PreshevaPRESS

Fillojnë problemet VV-LDK: Të dyja duan postin e Kryeministrit

PreshevaPRESS

Gërmime të reja për varrezë masive në Serbi

PreshevaPRESS