PreshevaPRESS

KFOR: RETORIKA POLITIKE MUND TË SHKAKTOJË TENSIONE

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Lorenzo D ‘Adario, tha se ky mision është i vendosur për të siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë, pavarësisht lëvizjeve politike dhe tensioneve të mundshme që, siç vlerësoi ai, aktualisht mund të shkaktohen nga retorika politike.

Duke përmendur momentin aktual si një mundësi për një zgjidhje politike, komandanti KFOR-it tha se kjo është punë e politikanëve, ndërsa ushtarët kanë për detyrë të analizojnë çdo skenar të mundshëm në mënyrë që të mos të gjinden në ndonjë situatë të surpriuar dhe papërgatitur.

“Nuk e kam vënë re se dikush është veçanërisht i interesuar për ta vënë situatën në rrezik. Por atmosfera nganjëherë ndizet për shkak të deklaratave dhe prandaj mendoj se është mirë të parandalohen gjëra të tilla. Kjo nuk ndodh vetëm në Kosovë por gjithandej. Nganjë herë ndonjë politikan i caktuar mundë të thot diçka për shkak votuesve, duke përçuar mesazh partive të tjera politike, por disa nga këto deklarata mund të çojnë tek njerëzit që krijojnë perceptime të gabuara dhe kjo mund të krijojë tensione”, ka deklaruar gjenerali italian për Koha Ditore, transmeton PreshevaPRES.

I pyetur nëse KFOR-i i kushton vëmendje të veçantë veriut të Kosovës për shkak të situatës aktuale në atë zonë, gjeneral D ‘Adario tha se anëtarët e KFOR-it kryejnë misionin e tyre “drejt dhe për çdo qytetar të Kosovës pa asnjë dallim”.

“Ne ofrojmë siguri kudo që është e nevojshme. Mendoj se veriu është peng i kësaj situate. Njerëzit presin me padurim zgjidhjen, por dua të theksoj se ne mbetemi këtu për të garantuar sigurinë sa herë që është e nevojshme dhe gjithmonë në bashkëpunim me organizatat e tjera ndërkombëtare. Është jetësore që këtë ta bëjmë në bashkëpunim me policinë dhe institucionet e tjera dhe gjithmonë përpiqemi që ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë komandanti i KFOR-it.

Ai shtoi se motoja e mandatit të tij në drejtimin e forcave paqeruajtëse në Kosovë është “së bashku me përkushtim”.

“Dua të them se jam kthyer në Kosovë që dy muaj e gjysmë dhe që kur u ktheva (erdha përsëri) situata është e qetë, pasi që isha këtu edhe gjatë vitit 1999 dhe 2004. Këto janë dy përvoja të ndryshme dhe dua të them se jam i kënaqur me mirëpritjen nga njerëzit dhe mund të them edhe nga institucionet” ka thënë D’Adario.

ARTIKUJT E NGJASHËM

VUÇIQ: SERBIA PO SHTIREN SI TË MARRË SA I PËRKET ÇËSHTJES SË KOSOVËS

PreshevaPRESS

Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me FBI në fushën e forenzikës

PreshevaPRESS

Haradinaj flet për koalicionet e mundshme

PreshevaPRESS