Në këtë datë historike, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s, trupat paqeruajtëse të Aleancës hynë në territorin e Kosovës dhe i dhanë fund luftës gati dyvjeçare mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbo-malazeze.
Kjo ditë shënoi fundin e represionit të organizuar shtetëror serb.Kthimin e mbi një milion shqiptarëve të Kosovës në atdheun e tyre. Vendosjen e administratës ndërkombëtare për të ndërtuar paqe dhe institucione demokratike,
Dhe hapi rrugën drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Një nga momentet më të tensionuara ndodhi në Aeroportin e Prishtinës, ku trupat ruse mbërritën para NATO-s me synimin për të siguruar një sektor të veçantë rus në Kosovë. Por Bullgaria, Hungaria dhe Rumania refuzuan fluturimet ruse në hapësirat e tyre ajrore, pas presionit të SHBA-së.
Forcat Speciale të NATO-s (norvegjeze dhe britanike) arritën të parat në terren, duke shmangur përplasjen. Ky ishte një nga rastet më të rralla kur u tha se “bota ishte vetëm pak orë larg një konflikti të ri botëror.” Një nga misionet më të gjata të NATO-s.Mbi 500,000 trupa ndër vite kanë shërbyer në Kosovë.
KFOR-i përfaqëson jo vetëm forcën fizike të sigurisë, por edhe simbolin e përkushtimit ndërkombëtar për paqe dhe stabilitet. Sot, KFOR-i ka ende prezencë në Kosovë me rreth 3,700 trupa nga mbi 27 vende.
Edhe pse 12 qershori nuk është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë, ai përkujtohet çdo vit me ceremoni, aktivitete, vizita zyrtare dhe mesazhe mirënjohjeje nga qytetarë e liderë, si një:
• Ditë e kthesës historike,
• Ditë e rikthimit të shpresës,
• Ditë e ndërhyrjes më të drejtë në një krizë humanitare në Evropë,
• Ditë që i dha fund genocidit, dhunës seksuale në masë dhe spastrimit etnik.