Partia Progresive Serbe, gjatë ditës së sotshme do të mbajë një mbledhjen e kryesisë, në të cilën do të diskutohet situata aktuale politike në vend dhe rajon siç raporton alo.rs.
Sipas informacioneve deri te të cilat ka arritur gazeta serbe Alo, në mbledhjen e kryesisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Aleksandër Vuçiq, do të diskutohet situata në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare dhe për vizitën e të dërguarit special për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak, i cili pritet të vizitojë Serbinë javën e ardhshme.
Udhëheqja e partisë politike e cila udhëheqë Serbinë, të diskutojë edhe për zgjedhjet e parakohshme lokale në Kosjeric, Preshevë dhe Zajecar.