I dyshuar për vrasje, M.S. (1974) nga Vraja, ka kryer vetëvrasje.
M.S (1974) nga Vraja, të cilin policia intenzivisht e ka kërkur për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar, që në Vrajë ka kryer veprën penale, vrasje, sot ka bërë vetëvrasje.
Ai sikurse dyshohej që më 20 shkurt të këtij viti në orët e mbrëmjes, në hapsirat e një pike karburanti në Vrajë, nga pistoleta të cilën e posedonte ilegalisht, ka shkrepur disa plumba në drejtim të një femre 27 vjeçare, e cila nga lëndimet e marra, ka mbetur e vdekur në vend të ngjarjes.
“M.S. pas kryerjes së aktit ishte arratisur, mirë po policia e kishte identifikuar dhe pas aksionit intenziv, sot e ka gjetur në objektin ndihmës të një shtëpie familjare në Vrajë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, direkcioni i policisë në Vrajë.
Më poshtë ju paraqesim pamjet nga vendi i ngjarjes.