PreshevaPRESS

Tiodoroviq: Po shqyrtohet shtrëngimi i masave anti Covid19 në disa qytete

Java e ardhshme do të sjellë një rritje të numrit të njerëzve të infektuar, ka vlerësuar epidemiologu Dr. Branislav Tiodoroviq dhe njoftoi se është e mundur që në disa qytete, të tilla si Beogradi, Vranja ose Arilje, masat të shtrëngohen.


“Javën në vazhdim do të kemi të dhëna më të qarta të numrit të njerëzve të infektuar. Duhet pritur një rritje sepse periudha e inkubacionit kalon nga kthimi i njerëzve prej pushimeve dimërore. Fatkeqësisht, kemi edhe këto situata me mbajtjen e ahengjeve në qytet. Është e qartë se na pret një javë, e cila do të rezultojë me rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve”, tha Tiodoroviq në programin e mëngjesit “Wake up” të TV Nova S.

Ai thekson se nuk ka asgjë kundër njerëzve të cilët bëjnë homazhe për të ndjerin Gjorgje Ballasheviq, por kërkon nga të gjithë ata që shkojnë për homazhe të tilla të mbajnë maska ​​dhe të kujdesen për masat epidemiologjike.

Sipas vlerësimit të tij, rritja e të infektuarve mund të pritet në mesin e popullatës që punon, si dhe popullatës më të re.

Siç thekson ai, situata epidemiologjike në Serbi është ende e pafavorshme, dhe në qytete të tilla si Vraja, Beogradi ose Arile, mund të ketë një situatë emergjente dhe shtërngim të masave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria pezullon vaksinën AstraZeneca pas një rasti vdekjeje

PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

PreshevaPRESS

Italia bllokon eksportin e 250 mijë vaksinave drejt Australisë

PreshevaPRESS

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

PreshevaPRESS

Tërmetet tronditin Greqinë, shemben shtëpi e shkolla, mijëra banorë kalojnë natën jashtë / Foto

PreshevaPRESS

29 VITE NGA REFERENDUMI I 1 DHE 2 MARSIT TË ORGANIZUAR NË LUGINË

PreshevaPRESS

Diplomacia me vaksina çon Vuçiqin në Sarajevë

PreshevaPRESS

BRENDA 5 VITEVE ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË ORGANIZOHEN PËR TË TRETËN HERË

PreshevaPRESS

FILLON APLIKIMI PËR PAKETËN E TRETË TË NDIHMËS PËR EKONOMI NË SERBI

PreshevaPRESS

SERBIA PRANË MBYLLJES TOTALE, KON: ORA POLICORE E VETMJA ALTERNATIVË

PreshevaPRESS