PreshevaPRESS

ALTERNATIVA DEMOKRATIKE SHQIPTARE PËR HERË TË PARË NË ZGJEDHJE LOKALE

Pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë, partitë politike kanë filluar përgatitjet.


Deri më tani në Këshillin Komunal Zgjedhir janë certifikuar tri lista pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Preshevës.

Grupimi më i ri politik, Alternativa Demokratike Shqiptare, sot ka paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhje, me ç’rast ka filluar edhe grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse. Njoftimin për fillimin e këtij procesi e ka bërë publik në rrjetin shoqëror facebook udhëheqësi i ADSH-së, Armend Aliu.

“Përmes këtij postimi, ju lajmërojmë që prej nesër, e Shtunë, me fillim nga ora 10:00h, në zyrët e Alternativës Demokratike Shqiptare (rr. Karposh 57A) fillon mbledhja e nënshkrimeve të nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet e parapara për 28.03.2021.” ka shkruar Armend Aliu në llogarin e tij në facebook, përmes të cilit i fton përkrahësit të përkrahin listën e ADSH-së për zgjedhjet lokale.

Alternativa Demokratike Shwiptare e cila ushëheqet nga Armend Aliu, është themeluar pas ndarjes së një grupi të anëtarëve nga Alternativa për Ndryshim, si pasojë e pakënaqësive me vendimet e Shwiprim Arifit gjatē periudhës 2017 – 2020, kur eshe ka qenë kryetar i Komunës së Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE KA DORËZUAR LISTËN PËR ZGJEDHJET E 28 MARSIT

PreshevaPRESS

APN DORËZON LISTËN PËR ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

CERTIFIKOHET LISTA E SUBJEKTIT “LËVIZJA PËR REFORMA”

PreshevaPRESS