PreshevaPRESS

GJYKATA E LARTË NË BEOGRAD I JEP TË DREJTË FYERJES INSTITUCIONALE NDAJ SHQIPTARËVE!

Gjithçka filloi më 25 qershor të vitit 2019 kur kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar kishte ngritur padi asokohe ndaj ministrit të mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin, për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, duke përdorur termit pezhorativ “shiptari”.


Rreth 20 muaj me vonë, saktësisht  më 2 shkurt, gjykata e lartë në Beogradit e ka hedhur të pa bazë padinë e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve kundër ministrit Vullin.

Kohës së fundit, ne diskursin publik në Serbi është rikthyer në përdorim terminologjia pezhorative nga një pjesë e shtypit serb, përkundër faktit që në sistemin gjyqësorë të vet Serbisë ekzistojnë disa aktgjykime që  përdorimin e termit shiptari e quan të ndaluar.

Duke marrë parasysh këtë fakt, Mustafa tregon se procesi ende nuk ka përfunduar pasi që aktgjykimi i gjykatës së lartë të Beogradit do të apelohet tutje.

Aktgjykimi i gjykatës së lartë të Beogradit përveç kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, ka trazuar edhe parlamentin e Serbisë, përmes një fjalimi të deputetit shqiptar atje, Shaip Kamberi.

Edhe pse shumica e deputetëve për shkak të mungesës së përkthimit nuk e kuptonin se çka thoshte Kamberi gjatë fjalimit të tij në gjuhën shqipe, Ivica Daçiq duke urdhëruar deputetët të mos pengojnë fjalimin e Kamberit, atë e shfrytëzoi për të promovuar Serbinë si vend demokratik  që i lejon pakicave të flasin në gjuhën e vet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria pezullon vaksinën AstraZeneca pas një rasti vdekjeje

PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

PreshevaPRESS

Italia bllokon eksportin e 250 mijë vaksinave drejt Australisë

PreshevaPRESS

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

PreshevaPRESS

Tërmetet tronditin Greqinë, shemben shtëpi e shkolla, mijëra banorë kalojnë natën jashtë / Foto

PreshevaPRESS

29 VITE NGA REFERENDUMI I 1 DHE 2 MARSIT TË ORGANIZUAR NË LUGINË

PreshevaPRESS

Diplomacia me vaksina çon Vuçiqin në Sarajevë

PreshevaPRESS

BRENDA 5 VITEVE ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË ORGANIZOHEN PËR TË TRETËN HERË

PreshevaPRESS

FILLON APLIKIMI PËR PAKETËN E TRETË TË NDIHMËS PËR EKONOMI NË SERBI

PreshevaPRESS

SERBIA PRANË MBYLLJES TOTALE, KON: ORA POLICORE E VETMJA ALTERNATIVË

PreshevaPRESS