PreshevaPRESS

Shqipëria rikthen kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00 deri në ora 06:00

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sot të ashpërsojë masat anti-Covid pasi pesë javët e para të vitit 2021 janë shoqëruar me rritje shqetësuese të rasteve dhe viktimave.


Ministrja Ogerta Manastirliu komunikoi se prej datës 11 shkurt e deri më 25 shkurt do të:

  • kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë;
  • aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-6:00;
  • kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz;
  • zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;

Kalimi i mësimit online edhe në shkollat e mesme u arsyetua me faktin se ka pasur raste të shtuara të grup-moshave 15-24 vjeç. Për këtë situatë ministrja Manastirliu kërkoi “dy javë sforco” për të parandaluar përkeqësimin e situatës. Ajo tha se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe se këto 14 ditë “janë vendimtare”.

Pas dy javësh Komiteti Teknik do të ri-shikojë nëse do të jetë e nevojshme për të lehtësuar apo aplikuar masa të tjera kufizuese.

Në Shqipëri autoritetet kanë pikasur rreth 87,500 raste me COVID-19, prej së cilave 60.4% (52,900 raste) janë mundur të shërohen, 37.8% (33,100 raste) mbeten me mbartje të virusit dhe 1.8% (1,488 raste) prej tyre kanë humbur jetën.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria pezullon vaksinën AstraZeneca pas një rasti vdekjeje

PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

PreshevaPRESS

Italia bllokon eksportin e 250 mijë vaksinave drejt Australisë

PreshevaPRESS

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

PreshevaPRESS

Tërmetet tronditin Greqinë, shemben shtëpi e shkolla, mijëra banorë kalojnë natën jashtë / Foto

PreshevaPRESS

29 VITE NGA REFERENDUMI I 1 DHE 2 MARSIT TË ORGANIZUAR NË LUGINË

PreshevaPRESS

Diplomacia me vaksina çon Vuçiqin në Sarajevë

PreshevaPRESS

BRENDA 5 VITEVE ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË ORGANIZOHEN PËR TË TRETËN HERË

PreshevaPRESS

FILLON APLIKIMI PËR PAKETËN E TRETË TË NDIHMËS PËR EKONOMI NË SERBI

PreshevaPRESS

SERBIA PRANË MBYLLJES TOTALE, KON: ORA POLICORE E VETMJA ALTERNATIVË

PreshevaPRESS