PreshevaPRESS

Bisedimet Turqi-Greqi, pas 5 vitesh të tensionuara ka përpjekje për të gjetur gjuhën e dialogut

Pas të paktën 5 vite të tensionuara nga pretendimet e tyre rivale për ujërat mesdhetare, këtë të hënë në Stamboll Turqia rinisin bisedimet me Greqinë, cilësuar edhe si një prove e Ankarasë edhe për të përmirësuar raportet me Bashkimin Evropian.

Ndërsa diplomatët thonë se rindërtimi i besimit do të jetë një detyrë e vështirë, bisedimet pasojnë vendimin e Turqisë për të ndaluar kërkimin e saj për gaz në ujërat e diskutueshme të Mesdheut që zemëroi Greqinë dhe Qipron dhe një ftohje të retorikës me BE.

Të dy palët thonë se ka vullnet politik për të përmirësuar marrëdhëniet, por pas viteve tensionesh mbi refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendimet detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullin e ndarë të Qipros, afrimi duket një perspektivë e largët.

Duke shprehur optimizëm, shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm turk tha se ai pa një “dritare mundësie”, por që Ankaraja kishte nevojë të “braktiste këtë vijë të konfrontimit” dhe të kërkonte dialog.

Duke folur me gazetarët në fund të vizitës së tij dy-ditore në Bruksel, Çavusoglu theksoi  se “pozicioni i Turqisë për çështjen e Egjeut nuk ka ndryshuar”.

Edhe para fillimit të bisedimeve me Athinën, të dy palët nuk bien dakord rreth asaj që ata duhet të mbulojnë, me Greqinë që këmbëngul se ata duhet të kufizohen në përcaktimin e kufijve territoriale detare dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.

Ankaraja nga ana tjetër thotë se të gjitha çështjet duhet të trajtohen, duke përfshirë hapësirën ajërore dhe statusin e disa ishujve grekë në Egje.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha para parlamentit se Athina nuk do të diskutojë çështje që ajo i konsideron të drejtat sovrane dhe do t’i qaset bisedimeve me optimizëm por “me naivitet zero”.

“E vetmja gjë e sigurt është qasja pozitive e Athinës. Shpresoj se pala turke do të vijë në këto bisedime në të njëjtën frymë”, u shpreh për mediat vendase ministri i Jashtëm, Nikos Dendias

Diplomatët thonë se do të duhet më shumë sesa një zhvendosje e tonit dhe tërheqja e anijes se Turqisë nga ujërat e diskutueshme për të heshtur thirrjet nga disa shtete të BE për sanksione ndaj Ankarasë, të cilat udhëheqësit e BE do të diskutojnë në mars.

Është me rëndësi jetike për Turqinë dhe Greqinë që ata të zhvillojnë një kornizë të re politike dhe të vazhdojnë dialogun për të shmangur konfliktet e rrezikshme. /Euronews Albania

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria pezullon vaksinën AstraZeneca pas një rasti vdekjeje

PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

PreshevaPRESS

Italia bllokon eksportin e 250 mijë vaksinave drejt Australisë

PreshevaPRESS

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

PreshevaPRESS

Tërmetet tronditin Greqinë, shemben shtëpi e shkolla, mijëra banorë kalojnë natën jashtë / Foto

PreshevaPRESS

29 VITE NGA REFERENDUMI I 1 DHE 2 MARSIT TË ORGANIZUAR NË LUGINË

PreshevaPRESS

Diplomacia me vaksina çon Vuçiqin në Sarajevë

PreshevaPRESS

BRENDA 5 VITEVE ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË ORGANIZOHEN PËR TË TRETËN HERË

PreshevaPRESS

FILLON APLIKIMI PËR PAKETËN E TRETË TË NDIHMËS PËR EKONOMI NË SERBI

PreshevaPRESS

SERBIA PRANË MBYLLJES TOTALE, KON: ORA POLICORE E VETMJA ALTERNATIVË

PreshevaPRESS