PreshevaPRESS

NESËR NË ORA 10:00 FILLON MBLEDHJA E SHTABIT REPUBLIKAN – DISKUTOHEN MASAT E REJA

Shtabi republikan për luftën kundër pandemisë Covi19, do të mblidhet nesër në mëngjes në orën 10:00 ka thënë Kurir sipas burimeve të veta.


Siç ka shkruar Kurir, Kryeministrja Ana Brnabić ka njoftuar sot më herët se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet për vendimet dhe masat e mëtejshme që do të merren në luftën kundër pandemisë.

“Nesër ne do të miratojmë masa të reja ose do të marrim një vendim për zgjatjen e masave aktuale” – ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Derisa masat që u miratuan në prag të Vitit të Ri, në mënyrë që objektet hotelierike, qendrat tregtare dhe shërbimet të mund të punojnë deri në orën 20:00, dhe dyqanet ushqimore deri në orën 21:00, sipas vendimit vlazhdojnë deri nesër.

Brnabic tha se ajo tashmë ka filluar bisedimet me pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave për të gjitha masat dhe për hyrjen në Serbi, për shkollat, gjithashtu edhe për masat për ekonominë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

MËSIMI NGA KLASA E PESTË KALON NË SISTEM ONLINE

PreshevaPRESS

Në 24 orët e fundit në Serbi 424 të infektuar me koronavirus

PreshevaPRESS

Gjithçka që tha presidenti i Serbisë Vuçiq, në konferencën e fundit për media

PreshevaPRESS