PreshevaPRESS

Enver Hoxhaj me plan të posatshëm për Luginën e Preshevës

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, premtoi se partia e tij do marrë seriozisht programin me të cilin do garojë në zgjedhjet që pritet të mbahen.


Sipas Hoxhajt, programi i PDK’së nuk do lë anash as shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Nëse ka edhe një pjesë në ish- Jugosllavi ku edhe më tutje vepron regjimi i Millosheviqit, atëherë  kjo po ndodhë në Luginë të Preshevës”, tha ai.

Ai tha se partia e tij janë të shqetësuar me gjendjen faktike në atë pjesë.

“Nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e as njohje të ndërsjellë, pa trajtimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës”, tha ai.

E ndër të tjera premtoi edhe se do ketë dy kandidatë për deputet nga Lugina e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

PRESIDENCIALET NË MAQEDONINË E VERIUT, DERI ORA 13 VOTOJNË 20 PËRQIND

PreshevaPRESS

Haradinaj, Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

PreshevaPRESS

Kosovarët lëshojnë shtëpitë: 420 qytetarë shqiptarë vijnë për strehi

PreshevaPRESS