PreshevaPRESS

LIDERËT POLITIK TË LUGINËS UROJNË VITIN E RI

Pasi që sonte një pjesë e madhe e botës feston Vitin e Ri, të gjithë që festojnë edhe shprehin urimet të gjithve të tjerëve, anëtarëve, shokëve, miqve si dhe gjithë pinionit publik.


Festa e Vitit të Ri është festë kur njerëzit urojnë dhe shpresojnë për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja. Ky shënjim i ndrrimit të motmoteve, është një moment që shënon periudhën e veçantë të vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur.

Udhëheqësi politik shqiptarë të Luginës së Preshevës, kanë shfrytëzuar këtë moment si reflektim i pasojave të pandemisë Covid19, mesazhi i të gjithve udhëheqësve politik ka në qendër të vëmendjes pandeminë.


URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS SË PRESHEVËS, SHQIPRIM ARIFI

Viti 2020 ishte tronditës dhe me sfida të rënda pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

Por mbi të gjitha, na ka rikujtuar edhe njëherë se sa i rëndësishëm është shëndeti, familja dhe kohezioni i një shoqëri solidare që përkujdeset për mirëqenien e secilit.

Qëllimi kryesor për vitin e ardhshëm është dhe do të jetë luftimi i pandemisë Covid-19 dhe zbutja e efekteve të saj në ekonominë lokale të Komunës së Preshevës.

I falënderoj nga zemra gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës për bashkëpunimin e ndërsjelltë, personelin e administratës si dhe gjitha institucioneve komunale duke theksuar angazhimin e lartë të stafit mjekësor të shtëpisë së shëndetit në Preshevë që viteve të fundit janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme sidomos këtë vit, si anjëherë më parë, ndërkaq vlerësoj lartë kontributin e mbarë diasporës shqiptare që kësaj here dhe si gjithmonë ka shtrirë dorën e solidaritetit për vëllezërit dhe motrat e tyre në vendlindje.

Qytetarë të komunës së Preshevës, diasporë e dashur dhe Shqiptarë anë e mbanë botës, ju uroj gjithë të mirat në vitin 2021, shëndet, fat dhe mbarësi!


URIMI I VITIT TË RI NGA KRYETARJA E PVD-së NË PRESHEVË, ARDITA SINANI

URIIMI I VITIT TË RI NGA DEPUTETI POPULLOR , SHAIP KAMBERI

Miq,

Gëzuar Vitin e Ri 2021 !

T’i ndezim sonte dritat e vitit që po vjen, me plotë entuziazëm për rimëkëmbje.

Për një shoqëri të shëndetshme dhe të përparuar.

Viti i pandemisë ishte vit i vështirë për secilin prej nesh.

Kjo fatkeqësi shëndetësore na bëri të barabaratë në shqetësime dhe nevoja. Na tregoi se sa me vlerë është njerëzorja, sa e rëndësishme është jeta.

Le t’i shprehim sonte mirënjohje të veçantë punëtorëve shëndetësorë që rrezikuan jetërat e tyre, që ne të jetojmë normalisht në një gjendje jonormale.

Le t’i kujtojmë sonte të gjithë familjarët që humbën të dashurit e tyre. Të mos harrojmë ato dhe ata, që edhe sonte përballen me virusin.

Viti që po lëmë na mundësoi ta kuptojmë më mirë se ç’përjetojnë të vetmuarit, të varfërit, të shtypurit dhe të përjashtuarit.

E ne, shqiptarët në Luginën e Preshevës, shqiptarët në Serbi, e dimë mirë se ç’do të thotë të jesh i shtypur dhe i përjashtuar.

Por, ky vit na mësoi edhe rëndësinë e solidaritetit dhe nevojës së tjetrit

Kjo edhe është forcë për të ardhmen. Forcë për angazhim të përbashkët. Për liri, drejtësi dhe barazi.

Me besimin më të madh se më e mira është duke ardhur, Ju përcjell urimet tona më të përzemërta.

Qoftë një vit i mirë për çdo familje, për Ju të gjithë dhe për të gjithë të dashurit tuaj.

Urime!


ARTIKUJT E NGJASHËM

LAJM I RËNDËSISHËM PËR SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS

PreshevaPRESS

REGJISTRIMI I FËMIJËVE PARASHKOLLOR ONLINE

PreshevaPRESS

CAKAJ KËRKON VETËM NJË LISTË SHQIPTARE NË ZGJEDHJET QENDRORE SERBE

PreshevaPRESS