PreshevaPRESS

Dorëheqja e Gent Cakajt nxit ndryshime në qeveri

I ngarkuari me punët e ministrisë për Evropën dhe punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë dorëheqjen duke bërë që Kryeministri Edi Rama të bëjë lëvizje në qeveri.


Dorëheqja u bë me dije nga vetë Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku pohoi se pas përfundimit të një sërë angazhimesh si dhe duke mos pasur asnjë synim për t’u angazhuar në zgjedhjet e ardhshme ai e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.

Pas këtij postimi Rama përmes një Twitterit e falenderoi Cakajn për punën e bërë gjatë këtij viti dhe njoftoi njëkohësisht edhe dorëheqjen e tij nga ky post dhe emërimin në këtë detyrë të Olta Xhaçkës, ndërkohë që në postin e ministrisë së Mbrojtjes është propozuar për t’u emëruar Niko Peleshi.

Pas mos-marrëveshjeve me Presidentin Ilir Meta, zyrtarisht ministër i Jashtëm qe dekretuar Kryeministri Edi Rama, i cili prej fillimit të vitit 2018 ia kishte kaluar ushtrimin e detyrës Gent Cakajt.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Palmer: Shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme, ju meritoni anëtarësimin në OKB, BE e NATO

PreshevaPRESS

Meta uron Maqedoninë e Veriut, Shqipëria nuk dëgjoi këshillat

PreshevaPRESS

Vuçiq: Për cilët kufij të flasim me Kosovën, ata që i njeh Rusia e Kina, apo ata që i njeh Gjermania e Franca

PreshevaPRESS