PreshevaPRESS

Tërmet i fortë jo shumë larg Zagrebit, ndihet në të gjithë Kroacinë qendrore

Tërmet i fuqishëm prej 5.2 ballësh ka goditur pjesën veriperëndimore të Kroacisë me epiqendër 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Lëkundjet në orën 06:28 të mëngjesit kishin thellësinë prej dy kilometrash dhe epiqendra ishte 12 kilometra në jugperëndim të Sisak derisa 50 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndie në të gjithë Kroacinë qendrore.

Qytetarët e frikësuar raportojnë për momentin e lëkundjeve dhe si u larguan nga shtëpitë dhe banesat e tyre.

“Pati një gjëmim të tmerrshëm dhe pastaj u trondit. Unë isha tmerrësisht i frikësuar,” tha një qytetare nga Kutina.

Tërmeti gjithashtu tmerroi edhe njerëzit e Zagrebit.

“Unë ika jashtë ndërtesës, fëmijët kanë qenë në shok që nga tërmeti i fundit,” tha një banor i Zagrebit.

“Lëkundjet zgjatën për 15-20 sekonda, më zgjoi,” shkroi një banor i Ivanić-Grad në faqen e internetit të EMSC.

Zagrebi u godit nga tre termete të forta më 22 mars.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kabineti i Dodikut: Kosova është ftuar në samit si subjekt i padefinuar me fusnotë

PreshevaPRESS

Merr fund ‘koalicioni i shpresës’, Kuvendi i Kosovës e rrëzon Albin Kurtin

PreshevaPRESS

Vucic sot takohet me kongresistin amerikan, Engel: Diskutojnë për Kosovën

PreshevaPRESS