Pas një dekade, ceremonia e festivalit të PreFoto shfaqet live stream për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia. Pasi që ishte e pamundur hapja e festivalit me publik dhe një mbrëmje gala për këtë 10vjetor, ceremonia u desht të mbahej në përmjet studios.
Imazhet e prezantuara në këtë ngjarje, u përshkruan si vepra artistike në kërkim të së vërtetës, ngushëllimit dhe humanitetit.
Stilet e ndryshme të këtyre çasteve të aparatit fotografik, nga juria janë konsideruar se dokumentojnë lëvizjet e lira dhe në fokus kanë ngacmimin estetik.
Juria Anke Lengwenus nga Zvicra , Ovi Popi nga Romania, Xhafer Xeka nga Shqipria kanë vendosur që këtë konkurs ta fitojnë nëpërmjet kategorive të selektuara si vijon:
Open Monochrome / PSA Gold Medal – Barbara Jenkin – Angli / IAAP Gold Medal – Phillip Kwan –Kanada
Open Color / PSA Gold Medal: Ching Chan – Hong Kong / IAAP Gold Medal: Chengbo Sun – Kina
Open Nature / PSA Gold Medal: LI KA WAI / IAAP Gold Medal: Kai Zheng
Gjithashtu në këtë edicion kanë prezentuar edhe disa fotograf ELITAR NGA BALLKANI të cilët janë jasht konkurimit si: Afrim Spahiu, Andjela Petrovski, Arben Llapashtica, Ardian Fezollari, Arton Humolli, Bleron Caka, Burim Myftiu, Eliza Hoxha, Jetmir Troshani, Mirsad Mujanovic, Rozafa Shpuza, Samir Zahirovic, Shkëlzen Rexha, Vladimir Jovanofski.
Fotografitë e edicionit të dhjetë të “PreFoto” do të qëndrojnë të ekspozuara për disa ditë, më gjatë se zakonisht për shkak të pandemisë në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” nëPreshevë.
