PreshevaPRESS

Gjelbrim Emini pjesë e serialit më të ri kosovar “Sha je be tu folën?!”

“Sha je be tu folën” është seriali televiz më i ri në Kosovë, i cili do të nisë së transmetuari në televizionin Kohavision, e që në rolet kryesore paraqiten dy aktorët e njohur Ridvan Murati dhe Ernest Zymberi, aktorë që luajn role me personazhe që paraqiten sikurse luginas.


Nga 5 dhjetori, të shtunen prej orës 20:00 Kohavision ka rezervuar kohën për prodhimin më të ri televiziv kosovar që, përveç përmbajtjes së mbushur me plot situata komike që vijnë si ironi me aktualitetin, sjell edhe risi në realizim të standardit të lartë audio-vizuel.

Përveç aktorëve Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati që luajnë në rolet kryesore, pjesë e serialit “Sha je be tu folën?!” është edhe aktori preshevar Gjelbrim Emini.

Emini për PreshevaPRESS ka zbuluar se roli i tij në këtë serial quhet Gjallniku dhe se pritet të paraqitet në epizoda të ndryshme të serialit, duke treguar se ka me pasë aktorë të shumtë që do të shfaqen gjatë epizodave të këtij seriali. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

MANIFESTIM DHE KONKURS LETRAR PËR MËRGATË “Azem Shkreli 2019”

PreshevaPRESS

PIKTURA E VJEDHUR NGA NAZISTËT KTHEHET NË SHTËPI

PreshevaPRESS

Dy fjalë për godinën e Teatrit Kombëtar – Nga Blendi Fevziu

PreshevaPRESS