PreshevaPRESS

MËSIMI NGA KLASA E PESTË KALON NË SISTEM ONLINE

Foto: Tanjug / Sava Radovanovic

Epidemiologu Branislav Tidoroviq pas mbledhjes së Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë për luftën kundër epidemisë së koronavirusit ka deklaruar se është marrë vendimi që pushimet shkollore të jenë nga 21 dhjetor deri më 18 janar.


Kur bëhet fjalë për shkollat ​​fillore, Tiodoroviq tha se është vendosur që të vazhdohet puna sipas sistemit ekzistues nga klasa e parë deri në të katërt, por, nga klasa e pestë në të tetën është vendosur që të kalohet në mësimin përmes internetit, derisa çerdhet nuk po mbyllen.

Tiodoroviq shpjegoi se sistemi online duhet të zbatohet deri te  fillim i pushimit, në 21 Dhjetor.

“Një vendim i tillë është i vlefshëm për të gjitha shkollat ​​e mesme sepse arritëm në përfundimin se infeksioni që sillet në shtëpi, si të thuash, kryhet në to”, shprehet ai.

Ai shton se edhe fakulteteve u rekomandohet të kalojnë në sistemine mësimit online përmes internetit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

GJENDJE KRITIKE NË BUJANOC / 25 RASTE TË REJA INFEKTIMESH VETËM GJATË VIKENDIT

PreshevaPRESS

DR.TIODOROVIC: GJENDJA NË PRESHEVË DHE BUJANOC JASHT KONTROLLIT

PreshevaPRESS

Covid19 mbërrin edhe në Medvegjë, një i infektuar dhe një i vdekur

PreshevaPRESS