PreshevaPRESS

PREJ SOTIT NË FUQI MASAT E REJA

Shtabi Republikan i Krizave / Foto: Fonet

Në mbledhjen e së premtes anëtarët mjekësorë të shtabit të krizave kanë propozuar masa shumë më rigoroze se sa ato që aprovoi Qeveria e Serbisë.


Megjithate, të gjitha propozimet e epidemiologëve munden të aprovohen pas disa ditëve, në qoft se situata nuk përmirësohet.

Ndërsa numri i të infektuarëve në 24 orët e fundit ishte më e madhja ndonjëherë; me 38 vdekje dhe një e treta e testuarëve kanë dalur pozitiv.

Ata që kanë qenë prezent në mbledhjen e të premtes kanë thënë se mjekët jo vetëm që kanë kërkuar masa më të forta por edhe që të ketë kontrolle rigoroze.

Këto masa mund të aktivizohen ditëve në vijim:
  1. Bartja e maskave të bëhet obligative kudo jasht,
  2. Nga ora 17:00 mbyllja e gjithë objekteve, përveç barnatoreve dhe pompave të benzinës. Këtu nënkuptohet edhe mbyllja e shitoreve nga ora 17:00
  3. Kalimi i plot në online për të gjitha shkollat e mesme. Pushim për të gjithë nxënësit nga 19 Dhjetori deri më 20 Janar
  4. Ndalim i plotë i lëvizjes gjatë natës në pikat e nxehta me të infektuar
  5. Reduktim shtesë i numrit të udhëtarëve në transportin publik

* të gjitha këto ishin kërkuar në shtabin e krizave por qeveria kishte dal me zgjidhje kompromisi.

Këto masa ishin propozuar njëzëri nga ana e mjekëve të cilët edhe kanë pritur se do të aprovohen. Në fund propozimet ishin modifikuar duke i premtuar se në rast se vazhdon rritja e të prekurëve atëherë masat do të rriten./Spektri

ARTIKUJT E NGJASHËM

COVID19 / TË DHËNAT E SHTËPISË SË SHËNDETIT NË PRESHEVË PËR DITËN E DJESHME

PreshevaPRESS

NESËR NË ORA 10:00 FILLON MBLEDHJA E SHTABIT REPUBLIKAN – DISKUTOHEN MASAT E REJA

PreshevaPRESS

Qeveria e Serbisë vendos kufizimin e lartësisë së çmimeve të 36 produkteve

PreshevaPRESS