PreshevaPRESS

KLUBI FUTBOLLISTIK I FEMRAVE”PRESHEVA” TEMË E EPISOTIT TË PARË NË “KARTOLINË NGA JUGU”

Publikohet episodi i parë i serialit të quajtur “Kartolinë nga jugu”, përmes së cilit organizata “Iniviativat Qytetare” nga Beogradi, synon të prezantojë jetën e komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.


Episodi i parë i setit fotografik “Kartolina nga Jugu!”, foto-reportazh që realizohet përmes konceptit të Ilir Gashit dhe fotografive të realizuara nga Marko Risovic, e që publikohet në faqet e organizatës joqeveritare “Iniciativat Qytetare” nga Beogradi, për temë ka klubin futbollistik të femrave “Presheva” nga Presheva.

“Qëllimi i serialit është t’u tregojë qytetarëve nga pjesët e tjera të Serbisë, por edhe nga Kosova, një pamje të Preshevës që është e ndryshme nga stereotipet sipërfaqësore dhe shpesh negative.” ka thënë Gashi për PreshevaPRESS duke spjeguar idenë e realizimit të këtij seti të fotoreportazheve në kuadër të serialit “Kartolina nga Jugu!”.

Në këtë episod, përmes fotografive paraqitet loja mes klubit futbollistik të femrave “Presheva” nga Presheva dhe klubit futbollistik të femrave “Dinamos” së Vrajës, e cila u zhvillua një të shtune në Preshevë. Autori i episodit, Ilir Gashi, këtë të shtune e ka përshkruar si jo të zakontë në Preshevë.  

Foto: Facebook/Ilir Gashi

 “Klubi i futbollit të femrave, në të cilin stërviten me pasion rreth dyzet të reja shqiptare, serbe dhe rome, sigurisht që e thyen parqitjen e zakonshme rreth idesë se si zhvillohet jeta në këtë qytet.” shpjegon Gashi për PreshevaPRESS. 

Ai më tutje tregon se episodi i parë është vetëm fillimi dhe se rreth mënyrës së zhvillimit të jetës në Preshevë, kryesisht si jetojnë të rinjët në këtë qytet, do të paraqitet në episodet e tjera të serialit “Kartolina nga Jugu!”.

“Gjatë qëndrimit tonë në Preshevë, takuam disa njerëz të jashtëzakonshëm që bëjnë gjëra të shkëlqyeshme dhe të rëndësishme, dhe vizituam vende që janë formuar nga historitë lokale gjatë jetës së përditshme në mënyra të ndryshme. Ne do t’i paraqesim ata njerëz dhe ato vende në episodet e ardhshme.” përfundon Gashi shpjegimin e tij rreth këtij koncepti. 

Episodet e serialit “Kartolina nga Jugu!” publikohen në faqen e organizatës “Iniciativat Qytetare” nëpër rrjetet sociale, derisa financohet nga UKAID e Qeverisë së Britanisë së Madhe.

TË NGJASHME

BEJZAD ASLLANI SHPALLET ZYRTARISHT DREJTOR NË ENTIN PARASHKOLLOR “8 MARSI” NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

ZAVENDËSKRYETARI I KOMUNËS ALIU MERR KOMPETENCAT E KRYETARIT TË PRESHEVËS

PreshevaPRESS

KAMBERI: ÇËSHTJA E SHQIPTARËVE TË LUGINËS TË PËRFSHIHET NË DIALOGUN KOSOVË – SERBI

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë