PreshevaPRESS

TIODOROVIQ: GJENDJE E RËNDË NË PRESHEVË, NUMRI I INFEKTIMEVE NË DIT ARRIN DERI NË 18 – 20 -25

Nis, 10. aprila 2020 - Epidemiolog Branislav Tiodorovic rekao je danas u Nisu da nam je sad potrebna gvozdena disciplina. FOTO TANJUG/ DIMITRIJE NIKOLIC/ bs

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq ka thënë sot në televizionin publik të Serbisë – RTS, se situata epidemiologjike në Serbi është shumë serioze.


Tiodoroviq gjatë intervistës shtoi se për kundër faktit se situata është serioze, Serbia është ende larg një gjendje të mundshme epidemiologjike të pasigurt dhe të pafavorshme, por ai u shpreh se pret fluksin e vazhdueshëm të pranimit të pacientëve nëpër spitale.

Tiodorovoq shtoi se spitalet kanë filluar të mbushen, sikurse në Vrajë, Leskovc e Zajaçar, Surdulicë e Sokobajë, derisa ai në Çair të Nishit po mbahet sikur rezervë.

“Në Bor situata është e rëndë, më pas Klladovo e Negotin mundet të thuhet se situata është shumë e rënduar, e posaqërisht në Preshevë. Në Preshevë kemi rritje të numrit të infektuarve edhe atë çdo ditë mes 18, 20, 25, të cilët transferohen në Vrajë ose në Qendrën Klinike në Nish, ku janë pacientët me gjendje më të rënduar.” ka thënë Tiodoroviq për RTS.

Tiodoroviq tha se 40% e numrit të përgjithshëm të të infektuarve janë të rinj mes moshës 20 dhe 40 vjeç. Ai tërhoqi vëmendjen e tyre për faktin se ata janë bartës të virusit dhe se ata mund të transferojnë infektimin tek të moshuarit. 

TË NGJASHME

MËSIMI NGA KLASA E PESTË KALON NË SISTEM ONLINE

PreshevaPRESS

RËNDOHET GJENDJA EPIDEMIOLOGJIKE NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

PREJ SOTIT NË FUQI MASAT E REJA

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë