PreshevaPRESS

Piloti i parë i çertifikuar në Kosovë për mjete ajrore pa pilot (dronë) është nga Rahoveci

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka treguar për certifikimin e parë për mjete ajrore pa pilot. Këtë certifikat e ka pranuar z. Venhar Sylka nga Rahoveci i cili me sukses e kaloi provimin për testin e njohurive të këtij sistemi.


Më poshtë ju sjellim njotimin e tyre të plotë:

“Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi më datë 9 tetor 2020 Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për herë të parë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3.

Këtij provimi i është nënshtruar z. Venhar Sylka i cili ka kaluar me sukses këtë test.

Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së z. Bujar Ejupi ndau certifikatën e parë për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar z. Sylka suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) janë të rregulluara me Rregulloren e AAC-se nr. 01/2017.”

TË NGJASHME

Vetëm 24% e komunitetit serb në Serbi pajtohen që Presidenti i Serbisë mundet me qenë shqiptar

PreshevaPRESS

Nga varreza në Serbi deri te vendi i krimit të luftës në Kosovë

PreshevaPRESS

Marrëveshja Kosovë-Serbi: Borrell flet rreth propozimit për shkëmbim të territoreve

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë