PreshevaPRESS

Mirëdita, Dobar dan: Një festival që shqetëson rinin djathtiste në Beograd

Foto nga arkivi

Festivali Mirëdita, Dobar dan! dhe promovimi i kulturës bashkëkohore të Kosovës përsëri shkaktoi reagime të ashpërta nga grupet e djathta. 


Rrëmbimi i mikrofonit nga një person i pranishëm gjatë hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ka qenë sinjal se ata që s’e duan këtë ngjarje në kryeqytetin e Serbisë ia kanë dalë të kamuflojnë hymjen në Qendrën për dekontaminimin kulturorë, edhe pse për të siguruar që mos të ndodhë diçka e tillë  kordonë të tërë policie kanë rrethuar vendin ku po mbahet festivali.

Më pak se 30 metra nga vendi ku po mbahet Festivali, që synon përfarimin e shqiptarëve dhe të serbëve nëpërmjet artit, mbrëmë protestuesit e organizuar nga organizata ultranacionaliste “Zavetnici”, mbrëmë kanë protestuar një numër i madh i grupeve djathtiste të Beogradit. Ata kanë qëndruar një kohë të gjatë në rrugë dhe nuk kanë pushuar së kënduari këngë nacionaliste.

Foto: Telegraf.rs

Trupa të shumta të njësive speciale të policisë së Serbisë kanë siguruar rragët përreth Qendrës për Dekontaminim Kulturor në kryeqytetin serb. Derisa kanë valëvitur flamuj serbë e portrete heronjsh të tyre, kanë protestuar edhe kundër perëndimit.

Simbolet e Kosovës, ato të Bashkimit Evropian e të NATO-s i kanë bërë bashkë, duke shpërfaqur mendimet se ky koalicion është armiqësor ndaj serbëve. Kësisoj edhe këtë vit, ata që numërojnë mbi 12 mijë viktima në luftën e nisur nga Serbia në Kosovë, protestave me thirrje nacionaliste e gjuhë luftënxitëse i janë përgjigjur me art.

Foto: Mirëdita, dobar dan!

Festivali dje ka nisur me  ceremoninë e hapjes e më pas publiku nga Beogradi ka patur mundësi të shohin shfaqjen “Unë jam vetë grua”, derisa momentalisht në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor po mbahet debati “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, rreth të cilës do të flasin Korab Krasniqi (forumZFD Kosovë & Menaxher i Projektit / Publikimit të ‘Kosova – Trashëgimia e kujtesës 1.0’) dhe Durim Abdullahu (Ligjërues në Fakultetin Filozofik në Prishtinë).

Foto: Mirëdita, dobar dan!

Më vonë do të hapet ekspozita e fotografive “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, e cila është e bazuar në fotografitë e Korab Krasniqit, forumZFD Kosovo, që u publikuan fillimisht si pjesë e botimit të vitit 2017 “Trashëgimia e Kujtesës në Kosovë”. Tri vite më vonë, duket se elitat politike dhe mediatike të të dy shoqërive, por edhe publiku, janë edhe më larg sesa ishin në atë kohë, megjithë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili ishte në nivelin e lidershipit të ripërtrirë këtë vit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria pezullon vaksinën AstraZeneca pas një rasti vdekjeje

PreshevaPRESS

KA FILLUAR FUSHATA SENSIBILIZUESE PËR RRITJEN E SIGURISË NË KOMUNIKACION

PreshevaPRESS

Italia bllokon eksportin e 250 mijë vaksinave drejt Australisë

PreshevaPRESS

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

PreshevaPRESS

Tërmetet tronditin Greqinë, shemben shtëpi e shkolla, mijëra banorë kalojnë natën jashtë / Foto

PreshevaPRESS

29 VITE NGA REFERENDUMI I 1 DHE 2 MARSIT TË ORGANIZUAR NË LUGINË

PreshevaPRESS

Diplomacia me vaksina çon Vuçiqin në Sarajevë

PreshevaPRESS

BRENDA 5 VITEVE ZGJEDHJET LOKALE NË PRESHEVË ORGANIZOHEN PËR TË TRETËN HERË

PreshevaPRESS

FILLON APLIKIMI PËR PAKETËN E TRETË TË NDIHMËS PËR EKONOMI NË SERBI

PreshevaPRESS

SERBIA PRANË MBYLLJES TOTALE, KON: ORA POLICORE E VETMJA ALTERNATIVË

PreshevaPRESS