PreshevaPRESS

SINANI FTON PËR UNITET POLITIKANËT SHQIPTARË NË LUGINË

Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka ftuar politikanët shqiptarë të Luginës për unitet.


Sinani përmes një postimi në facebook ka shkruar se në këto rrethana, edhe pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë humbësit më të mëdhenjë, janë peng për shkak të raporteve jonormale në mes të Serbisë dhe Kosovës, problemet e tyre shumë të rënda dhe të ndjeshme shumë pak janë trajtuar në takimet e Brukselit.

“Në sistemin shumë partiak Serbia shumë pak është demokratizuar, ndërsa raporti ndaj shqiptarëve në Serbi mjerisht po mbetet i pandryshuar, andaj edhe pozita e Shqiptarëve në Serbi aktualisht është shumë e rëndë dhe shumë delikate, me shkallë rekorde të papunësisë, me shpërngulje masive, diskriminim të vazhdueshëm dhe spastrim në heshtje!” ka shkruar mes tjerash Sinani në këtë komunikim me publikun.

Duke iu referuar marrëveshjeve të shumta të arritura më herët mes Kosovës dhe Serbisë, e kryesisht asaj për njohjen reciproke të diplomave dhe çertifikatave profesionale, Sinani thot se përkundër të nënshkrimit të marrëveshjeve mungon vullneti politik për implementimin e tyre.

“Megjithatë, mungesa e vullnetit politik për aplikimin praktik të zgjidhjeve ligjore, mungesa e fondeve dhe e programeve afirmative që do të ndikonin që ligjet e aprovuara të reflektojnë edhe praktikisht në përmirësimin e pozitës së pakicave, në praktikë, paraqesin problem permanent.” ka shkruar Sinani në facebook.

Për shkak të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Serbi, dhe momentumit në të cilin po kalon rajoni, Ardita Sinani ka ftuar politikanët shqiptarë të Luginës për unitet në veprim sikurse gjatë kohës së organizimit të Referendumit të vitit 1992.

“Në këtë drejtim është e domosdoshme që uniteti në veprim i spektrit aktual politik të jetë së paku i njejtë me unitetin që e patën subjektet politike kur u organizua Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të ’92.” ka shkruar Sinani.

Sinani vazhdon të i mbetet besnike idesë se zgjidhje e vetme e drejtë e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon, është bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Ardita Sinanit të publikuar në profilin e saj të rrjetin social facebook:

Rëndësia e aktualizimit të çështjes së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe sensibilizimi i opinionit me problemet e rënda jetësore të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë por edhe në qytete të ndryshme në Serbi ku jetojnë dhe punojnë Shqiptarët është domosdoshmëri e kohës!

Në këto rrethana, edhe pse Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë humbësit më të mëdhenjë, janë peng për shkak të raporteve jonormale në mes të Serbisë dhe Kosovës, problemet e tyre shumë të rënda dhe të ndjeshme shumë pak janë trajtuar në takimet e Brukselit. Madje edhe në rastin e arritjes së ndonjë marrëveshje, si në rastin e nostrifikimit të diplomave, mungon realizimi praktik.

Në sistemin shumë partiak Serbia shumë pak është demokratizuar, ndërsa raporti ndaj Shqiptarëve në Serbi mjerisht po mbetet i pandryshuar, andaj edhe pozita e Shqiptarëve në Serbi aktualisht është shumë e rëndë dhe shumë delikate, me shkallë rekorde të papunësisë, me shpërngulje masive, diskriminim të vazhdueshëm dhe spastrim në heshtje!

Megjithatë, mungesa e vullnetit politik për aplikimin praktik të zgjidhjeve ligjore, mungesa e fondeve dhe e programeve afirmative që do të ndikonin që ligjet e aprovuara të reflektojnë edhe praktikisht në përmirësimin e pozitës së pakicave, në praktikë, paraqesin problem permanent.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që uniteti në veprim i spektrit aktual politik të jetë së paku i njejtë me unitetin që e patën subjektet politike kur u organizua Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të ’92.

Mirëpo niveli i statusit të ardhshëm të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës do të varet edhe nga intensiteti i angazhimit të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës për t’i përkrahur Shqiptarët e këtij rajoni në realizimin e aspiratave të tyre legjitime.

Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona legjitime që çështja e Luginës të trajtohet në tryezën e bisedimeve pikërisht në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi!

Në një të ardhme shumë të afërt si zgjidhje e vetme e drejtë e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon, është bashkëngjitja me Republikën e Kosovës!

A. S

TË NGJASHME

OPOSATE E SERBISË NËN UDHËHEQJE TË SHQIPTARËVE

PreshevaPRESS

PËR HERË TË PARË NË PARLAMENTIN E SERBISË KA SHQIPTARË NË KRYE TË NJË GRUPI PARLAMENTAR

PreshevaPRESS

ORGANIZATA INICIATIVAT QYTETARE FILLON PROJEKTIN “PROMAJA”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë