PreshevaPRESS

Në Preshevë publikohet numri i tretë i revistës për fëmijë dhe të rinj “Shpresa”

Dje ka dalur nga shtypi numri i tretë i revistës për fëmijë dhe të rinj “Shpresa”.


Lajmin e ka bërë të ditur zavendës kryeredaktori i kësaj reviste, Bilall Maliqi përmes një postimi në facebook.

Revista për fëmijë dhe të rinj “Shpresa” është e vetmja revistë mujore, e që publikohet nga biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi në Preshevë.

Revista “Shpresat” që nga muaji mars kur u vendos gjendja e jashtëzakonshme për shkak të Pandemisë Covid 19, nuk u shtyp, porse me lehtësimin e masave dhe me fillimin e vitit të ri shkollor doli numri i tretë i muajit shtator.

Sipas Maliqit, i cili edhe ka njoftuar për publikimin e numrit të tretë, revista është e hapur për bashkëpunim me nxënësit e shkollave në Luginë, për të nxitur talentët e rinj për krijime letrare.

TË NGJASHME

Në Beograd këtë vit realizohet edicioni i shtatë i festivalit “Mirëdita, dobar dan”

PreshevaPRESS

Aktorja preshevare Egzona Salihu pjesë e filmit “Dita e Gruas”

PreshevaPRESS

Teatri Preshevës paraqitet nesër në festivalin e teatrove në Gostivar me shfaqen “Misteri”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë