PreshevaPRESS

MBAJTJA E MASKAVE E OBLIGUESHME GJITHKUND DHE GJITHMONË EDHE NË SERBI

Ka përfunduar seanca e Shtabit të Krizave në Beograd. Vendimi i marrë: Të gjitha masat po shtrëngohen edhe më tej, sepse sistemi shëndetësor duhet të funksionojë.


Anëtarja e Shtabit të Krizave, Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq, tha se të gjitha masat ekzistuese po shtrëngohen edhe më tutje, duke filluar me mbajtjen e maskave.

Mbajtja e maskave është e detyrueshme, kudo dhe në çdo rast, dhe kjo masë hyn në fuqi menjëherë, tha Dr. Kisiq Tepavçeviq. Sipas saj, masat e përgjithshme – distanca fizike dhe mbajtja e maskave kanë provuar të jenë efektive.

“Këto janë masa themelore për të shpëtuar jetën. Të gjitha masat e tjera që janë miratuar, në drejtim të kufizimeve në funksionimin e objekteve ose kufizimeve të tjera, kanë për qëllim zbatimin e masave ekzistuese në mënyrë më rigoroze,” theksoi anëtarja e Shtabit të Krizave të Qeverisë së Serbisë, Tepavçeviq.

Ajo tha se të gjitha masat e mëparshme janë duke u shtrënguar, sa i përket kontrollit të zbatimit.

“Edhe pse kufizimi lejonte grumbullimin maksimal deri në 30 persona, kishte shembuj të mosrespektimit. Kjo është arsyeja pse njësive të vetëqeverisjeve lokale  iu ndalua të lejojnë grumbullime të tilla,” tha Kisiq Tepavçeviq.

Ajo gjithashtu shtoi se maskat duhet të mbahen nga të gjithë, vazhdimisht dhe në çdo rast edhe në ambient të hapur. Kjo masë është e detyrueshme dhe hyn në fuqi menjëherë.

Prej dotës së hënë, Arena e Beogradit do të fillojë të pranojë pacienta të infektuar me Covid19, me qëllim që spitalet e tjera do të vazhdonin të funksiononin normal.

Është marrë vendimi që në llojet e ambienteve të mbyllura, të delegohen njerëz që do të kontrollonin respektimin e masave të ndërmarra, e kryesisht mbajtja e maskës.

TË NGJASHME

INFEKTOHEN ME COVID19 STAFI I SHTËPISË SË SHËNDETIT NË BUJANOC

PreshevaPRESS

BËRNABIQ: PËR MOMENTIN NUK PLANIFIKOHET KUFIZIMI OSE NDALIMI I LËVIZJES SË QYTETARËVE

PreshevaPRESS

KISIQ TEPAVÇEVIQ: MASA TË REJA PËR LOKALET NË FUSHËN E GASTRONOMISË

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë