PreshevaPRESS

SHQETËSIME NË BE PËR TË DREJTAT E PAKICAVE NË SERBI

Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2020 ka ngritur shqetësime serioze sa i përket jetësimit të të drejtave fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, demokracinë e gjithpërfshirjen, kompaktibilitetin administrativ dhe lirinë e shprehjes.

Raporti konstaton se ka diskrepancë të madhe në trajtimin e minoriteteve në Serbi, mes atyre që janë në Vojvodinë dhe pakicave kombëtare në pjesët tjera të Serbisë.

I pari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Ragmi Mustafa, ka thënë se institucioni që ai po e udhëheq muja më parë ka informuar Komisioni Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës për gjendjen aktuale të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, informata këto që kanë ndikuar në Raportin e fundit të Progresit të BE-së.

“Raporti konstaton se ka diskrepancë të madhe në trajtimin e minoriteteve në Serbi, mes atyre që janë në Vojvodinë dhe ato në pjesët tjera të Serbisë. Sikurse Komisioni Këshillëdhënës i Këshillit të Evropës, edhe Raporti i Progresit rekomandon që të përmirësohet mbrojtja e drejtave të pakicave kombëtare.” ka shkruar mes tjerash Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook, në lidhje me Raportin e fundit të Progresit të BE-së për Serbinë.

Raporti i Progresit i ka rekomanduar Serbisë që të përmirësohet mbrojtja e drejtave të pakicave kombëtare. Gjithashtu, kërkohet zbatimi i planit të veprimit të Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare si dhe reformimi i legjislacionit përkatës ashtu që të avancohen të arrihet një përmirësim i prekshëm i ushtrimit efektiv të të drejtave individuale që u përkasin pakicave kombëtare.

TË NGJASHME

OPOSATE E SERBISË NËN UDHËHEQJE TË SHQIPTARËVE

PreshevaPRESS

PËR HERË TË PARË NË PARLAMENTIN E SERBISË KA SHQIPTARË NË KRYE TË NJË GRUPI PARLAMENTAR

PreshevaPRESS

ORGANIZATA INICIATIVAT QYTETARE FILLON PROJEKTIN “PROMAJA”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë