PreshevaPRESS

Në Beograd këtë vit realizohet edicioni i shtatë i festivalit “Mirëdita, dobar dan”

Foto: NewsmaxAdria Youtube Screenshot

Festivali “Mirëdita, dobar dan”, është një ngjarje unike kulturore që mbahet çdo vit që nga viti 2014 në kryeqytetin e Serbisë.

Përmes realizimi të festivalit “Mirëdita, dobar dan” synohet të prezantohet skena aktive kulturore e Kosovës në Beograd, dhe përmes takimit të përfaqësuesëve të komunitetit artistik dhe të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë, të arrihet një shkëmbim idesh artistike dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi.

Këtë vit, në Beograd mbahet edicioni i shtatë i këtij festivali, e që për shkak të pandemisë Covid19, kësaj here do të realizohet nga data 22 deri më 25 tetor, duke ndryshuar nga vitet e mëhershme kur festivali realizohej gjatë muajit maj.

Festivali “Mirëdita, dobar dan” që nga edicioni i parë i tij është përcjellur me dhunë dhe vandalizëm të shkaktuar nga grupet dhe organizatat e djathtistëve serb të Serbisë, përfshi edhe partinë e Sheshelit, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht mos lejimin e realizimit të këtij festivali.

Vitin e kaluar forca të shumta të policisë kanë ruajtur objektin e Qendra për Dekontaminim Kulturor, vendin ku realizohet festivali, me qëllim të parandalimit të huliganëve dhe grupeve nacionaliste serbe brenda vendngjarjes. Asnjë edicion i festivalit “Mirëdita, dobar dan” që nga fillimi nuk është realizuar pa policinë.

Fiona Jelliqi: Dhuna e drejtuar kundër mbajtjes së një ngjarje kulturore është e papranueshme

Foto: NewsmaxAdria Youtube Screenshot

Në një deklaratë për NewsmaxAdria, Fiona Jelliqi nga Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut në Beograd ka folur në lidhje me dhunën e cila ka përcjellur festivalin që nga fillimi.

“Nuk është në prag të dhunës, ndodh të ketë gjuajtje me gjëra të forta, mund të ketë shtyrje, pra nuk është në prag të dhunës, domethënë janë plotësisht sjellje të dhunshme, dhe ne dënojmë çdo sjellje të dhunshme, veçanërisht sjelljen e dhunshme që synon ndërprerjen e një manifestimi kulturor.” ka thënë Jelliqi duke folur në lidhje me dhunën që ka përcjellë këtë festival ndër vite.

Ajo pëveç dhunës gjatë realizimit të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, ka komentuar edhe dhunënë gjatë eventeve të tjera kulturore të ngjashme në Beograd, siç ka ndodhur me shfaqen e regjisorit Zllatko Pakoviq – “Srebrenica – Kur ne të vdekurit do të ngritemi”, dhe ekspozitën “Kapija – edhe kur dhemb, e vërteta është kurim” disa ditë më parë.

“Nuk është vetëm problem i festivalit tonë ose shfaqjes së Zlatko Pakoviqit, por është një problem i shoqërisë sonë. Pra, duhet të punojmë në mënyrë sistematike, duhet të punojmë në ndryshimin e atmosferës në shoqërinë tonë, ku një sjellje e tillë e dhunshme është e pranueshme.” ka përfunduar Jelliqi deklaratën e sajë për NewsmaxAdria në lidhje me dhunën që po përcjell ngjarjet dhe manifestimet kulturore në Beograd.

Programi i edicionit të shtatë i festivalit “Mirëdita, dobar dan” 
Foto: MireditaDobarDan.com

Këtë vit realizohet edicioni i shtatë i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, ideja kryesore e të cilit festivalit është fillimi i takimeve dhe shkëmbimeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto takime të bëhen traditë dhe vazhdimisht të kontribuojnë në bashkëpunimin e të dy shoqërive për të përmirësuar marrëdhëniet shoqërore, politike dhe kulturore.

Në kuadër të këtij edicioni është shfaqja teatrore “Unë jam vetë grua” me regji nga Kushtrim Koliqi; ekspozita “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, nga Korab Krasniqi; filmi “Shpia e Agës” nga Lendita Zeqiraj; si dhe debate që përcjellin temat e ngjashme.  Programin e plotë mund ta shihni duke klikuar në këtë link.

TË NGJASHME

Në Preshevë publikohet numri i tretë i revistës për fëmijë dhe të rinj “Shpresa”

PreshevaPRESS

Aktorja preshevare Egzona Salihu pjesë e filmit “Dita e Gruas”

PreshevaPRESS

Teatri Preshevës paraqitet nesër në festivalin e teatrove në Gostivar me shfaqen “Misteri”

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë