PreshevaPRESS

Mbyllet pa gola ndeshja me Lituaninë, Shqipëria ka harruar të fitojë

Mbyllet me rezultatin e bardhë ndeshja Lituani-Shqipëri.

Edhe pse patën disa shanse të arta me sulmuesin Taulant Seferi dhe me Trashin, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj lituanezëve.

Sakaq në mesin e pjesës së parë, të besuarve të Rejas u mohua një penallti nga gjyqtari francez Karim Abed.

Në këtë ndeshje debutoi sulmuesi juventin Giacomo Vrioni dhe mesfushori Endri Çekiçi.

Kjo është ndeshja e dytë e Shqipërisë që del barazim, ku para tri ditësh barazoi ndaj Kazakistanit. ndërsa është ndeshja e tretë pa fitore.

Më këtë barazim Shqipëria shkon përkohësisht në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa pritet edhe rezultati i ndeshjes Bjellorusi-Kazakistan.

Ndërsa dy ndeshjet e ardhshme në nëntor, kuqezinjtë luajnë me Kazakistanin në ‘Air Albania” dhe pastaj udhëton në Bjellorusi.

TË NGJASHME

Kosova merr barazim në Athinë, Aro Muric heroi i ‘Dardanëve’

PreshevaPRESS

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Shqipëria dy shanse të arta për gol

PreshevaPRESS

Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv në testin për koronavirus

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë