Diaspora dhe mërgata e fshatit Gare të Preshevës kanë vendosur të investojnë në vendlinjen e tyre duke përmirësuar kushtet elementare të nevojshme për jetesë me vetëfinancim.
Edhe pse shumica e banorëve të fshatit Gare, nuk jetojnë më në vendlindjen e tyre, ata nga e mbarë bota kanë vendosur që përmes donacioneve vullnetare të investojnë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të fshatit të tyre.
Me vite ky fshat ka qenë pa kushte të mjaftueshme dhe me mungesa të mëdha në infrastrukturë. Diaspora dhe mërgata e këtij vendbanimi nuk e harruan dhe tani përmes donacioneve vullnetare po investojnë në riparimin e kushteve me qëllim që të i kthejnë jetën vendlindjes së tyre.
Diaspora ka vendosur ta ndryshoj këtë fshat dhe mundësinë e jetës në të duke bërë rrugën, xhaminë, parkun, rrymën dhe varrezat e fshatit etj.
Për kundër faktit se disa nga punimet po zhvillohen, disa kanë përfunduar, mbetet ende vend dhe nevojë për të ndihmuar duke dhuruar vullnetarisht që aksioni i përmirësimit infrastrukturor për këtë vend të vazhdojë.