PreshevaPRESS

KOMUNA E BUJANOCIT URDHËRON REALIZIMIN E NDIHMAVE TË QEVERISË KURTI

Përmes një postimi në faqen e Komunës së Bujanocit në rrjetin social facebook, ky institucion njofton se do të realizojë pagesat e mbetura peng që nga ndrrimi i pushtetit lokal.


Edhe pse kanë kaluar shumë kohë që kur Qeveria Kurti ka dhënë donacion për të ndihmuar komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në luftën kundër pandemisë Covid19, Komuna e Bujanocit ka njoftuar se nga sot janë urdhëruar të realizohen pagesat e dedikuara për bizneset private.

Kjo vonesë vjen si pasojë e obligimeve të mëdha të Komunës së Bujanocit, e që sipas udhëheqjes aktuale tani më është stabilizuar gjendja financiare në këtë institucion.

Përveç bizneseve lokale private, Komuna e Bujanocit ka urdhëruar kryerjen e obligimeve edhe ndaj shoqërive kulturore artistike dhe organizatave joqeveritare.

Në vazhdim mund ta lexoni njoftimin e plotë të Komunës së Bujanocit të publikuar në faqen e këtij institucioni në rrjetin social facebook: 

Falë normalizimit të gjendjes financiare të komunës së Bujanocit, sot janë urdhëruar të kryhen pagesat për shoqëritë kulturore artistike në vlerë prej 2 milionë dinarë, të cilat kishin mbetur pa u paguar që nga vendimi për ndarjen e mjeteve të datës 18.06.2020.

Pos saj, edhe 2.860.000 dinarë janë urdhëruar të paguhen për bizneset private nga donacioni i Republikës së Kosovës të dedikuara për bizneset që ishin të prekura nga pandemia Covid 19.

Gjatë kësaj jave do të kryhen pagesat edhe për organizatat jo qeveritare, të cilëve deri më tani nuk iu kanë lëshuar mjetet.

TË NGJASHME

KLUBI FUTBOLLISTIK I FEMRAVE”PRESHEVA” TEMË E EPISOTIT TË PARË NË “KARTOLINË NGA JUGU”

PreshevaPRESS

BEJZAD ASLLANI SHPALLET ZYRTARISHT DREJTOR NË ENTIN PARASHKOLLOR “8 MARSI” NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

ZAVENDËSKRYETARI I KOMUNËS ALIU MERR KOMPETENCAT E KRYETARIT TË PRESHEVËS

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë