PreshevaPRESS

KOMUNA E BUJANOCIT KA PRANUAR SOT DONACIONIN E QEVERISË HARADINAJ TË NDARË NË MUAJIN JANAR

Ka qenë mbledhja e 29 janarit kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Kryeministri Haradinaj, me propozim të Ministrit të financace asokohe, Lulzim Rafuna, është ndarë donacion prej 50000 euro për Komunën e Bujanocit.


Procedurat administrative si pasojë e mosnjohjes së shtetsisë mes Kosovës dhe Serbisë ka vonuar transferin e të hollave në buxhetin e Komunës së Bujanocit.

Kryetari i Bujanocit asokohe, Shaio Kamberi, patë shkruar se kjo ndihmë e Qeverisë së Kosovës vjen në vazhdimsinë e bashkëpunimit mes Komunës së Bujanocit dhe Qeverisë së Kosovës të vendosur në vitin 2018.

Kjo ndihmë e Qeverisë së Kosovës sipas kryetarit të atëhershëm të Bujanocit, Shaip Kamberi, ishte paraparë të shfrytëzohet për aftësimin profesional të të rinjëve të Bujanocit.

Në vazhdim po ju sjellim njoftimin e Shaip Kamberit za ishte kryetar i Bujanocit për donacionin e ndarë nga Qeveria Haradinaj, të publikuar më 29.01.2020 në faqen e tij në rrjetin social facebook:

Faleminderit Kosovë 🤝🤝

Me propozim të Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës, Lulzim Rafuna, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, aprovoi kërkesën e Komunës së Bujanocit për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjëve të Komunës tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur këtë aktivitet.

Bashkëpunimi i filluar dy vite me parë në mes të Komunës tonë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jape rezultate konkrete.

Edhe pse vonesa ndodhi, sot, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se është realizuar përfundimisht transferi i donacionit prej 50000 euro nga Qeveria Haradinaj, i dhuruar më 29.01.2020.

Përmes këtij postimi, Arifi ka njoftuar se këto 50000 euro do të përdoren ashtu siç ishin planifikuar e që është aftësimi profesional i të rinjëve nga Bujanoci.

Në vazhdim mund ta lexoni njoftimin e plotë të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, të publikuar në faqen e tij në facebook:

LAJM I MIRË

Vendimi i ish kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj nr 07/118 i datës 29.01.2020 për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50.000€ me qëllim të aftësimit profesional të të rinjëve të komunës së Bujanocit, sot përfundimisht është realizuar.

Sapo janë transferuar mjetet financiare në xhirollogarinë e komunës. Që nga dita e parë pas marrjes së mandatit jam angazhuar maksimalisht që ta realizoj vendimin e ish kryeminstrit Haradinaj që të rinjëve tanë t’ia mundësojmë aftësimin profesional.

Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ta falemnderoj Qeverinë e Kosovës, e në veçanti ish kryeminisrtrin z.Haradinaj, ish ministrin z.Rafuna për ndarjen e këtyre mjeteve. Gjithashtu, një falemnderim edhe për drejtorin e përgjithshëm të Thesarit të Republikës së Kosovës z. Ahmet Ismailit dhe atë të Republikës së Serbisë për realizimin e këtij transferi dhe që nuk hezituan që nga telefonata e parë që kam bërë me ta për ta kryer sa më parë transferin.

E përshëndes një bashkëpunim të tillë dhe shpresoj që të vazhdojë edhe më tej.

TË NGJASHME

KLUBI FUTBOLLISTIK I FEMRAVE”PRESHEVA” TEMË E EPISOTIT TË PARË NË “KARTOLINË NGA JUGU”

PreshevaPRESS

BEJZAD ASLLANI SHPALLET ZYRTARISHT DREJTOR NË ENTIN PARASHKOLLOR “8 MARSI” NË PRESHEVË

PreshevaPRESS

ZAVENDËSKRYETARI I KOMUNËS ALIU MERR KOMPETENCAT E KRYETARIT TË PRESHEVËS

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS përdor shtojca për të ofruar shërbim më të mirë. OK Lexo më shumë